Në njoftimin e sotëm për mediat policia e Shtetit ka bërë me dije se në sulmin ndaj Top Channel janë shkrehur mbi 26 plumba. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 25 gëzhoja model 56, 5 predha dhe 9 copëza predhash municioni luftarak. Në vendin e djegies së automjetit është këqyrur dhe sekuestruar automjetit i djegur dhe një gëzhojë model 56, e cila u gjet jashtë automjetit.
Nga ekspertimi i provave të sekuestruara në të dyja vendngjarjet, ka rezultuar se autorët i kanë përdorur të dyja armët e zjarrit, ku 20 gëzhoja janë qitur nga një armë zjarri dhe 6 gëzhoja janë qitur nga arma tjetër.
Lajmi kryesor:
Sulmi me armë në Top Channel, policia: 100.000 € për këdo jep informacion për autorët! Pyeten pronarët: S'kemi pasur kërcënime, s'kemi të dyshuar
K.T.//ReportTv.al