2.6 ton kanabis në Malin e Zi/ Kamioni u ngarkua në një magazinë në Lushnje, kush është pronari dhe miku i tij që u arrestuan! Një tjetër në kërkim (FOTO)

5 Nëntor 2020, 14:46| Përditesimi: 5 Nëntor 2020, 17:35

  • Share

TIRANË- Kamioni me 2.6 ton kanabis është ngarkuar me drogë në Lushnje në magazinën në pronësi të 41-vjeçarit Përparim Shurdhit,  ky i fundit i arrestuar ditën e sotme.

Përparim Shurdhi, prej gushtit të viti  2009 disponon në Lushjë një biznes që ka si objekt punime ndërtimi, armaturë, punime hekuri, mure tulle, suvatim, shtrim pllakash dhe lyerje me bojë, punime saldimi dhe bar-kafe-restorant. Pikërisht në këtë biznes, dyshohet të jenë ngarkuar kutitë e mbushura me 2.6 tonë drogë në kamionin e kapur në Malin e Zi. Ndërkohë, së bashku me të ka rënë në pranga dhe Arlind Tabaku 36 vjeç, si edhe është shpallur në kërkim një tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet ende. 

Shurdhi dhe Tabaku, të dy banues në Lushnje, për policinë janë persona të përfshirë drejtpërdrejtë në trafikun e drogës dhe për këtë sipas uniformave blu ka prova të shumta, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Operacioni është drejtuar nga Prokuroria e Shkodrës, nga Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Policinë e Fierit, të cilët kanë bashkëpunuar me autoritet Malazeze. Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje Policia e Shtetit, pas shkëmbimit të informacioneve paraprake me homologët malazezë, dërgoi në vendin fqinj, një grup specialistësh të Hetimit të Narkotikëve, me qëllim kryerjen e hetimeve të përbashkëta dhe përcaktimin e origjinës se nga është marrë lënda narkotike. Në lidhje me këtë ngjarje, në Mal të Zi është arrestuar dy ditë më parë shoferi i kamionit, Ervis Çalliku, i cili këtë të enjte ka dal para trupit gjykues në Podgoricë dhe është mësuar më masën e sigurisë “arrest me burg” për 30 ditë.

 Ndaj të arrestuarve, rëndojnë akuzat për veprën “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim". Droga u kap mbrëmjen e së martës brenda një kamioni në Malin e Zi që kishte kaluar përmes territorit të vendit tonë nga dy pika kufitare, Kapshtica dhe Hani i Hotit, me destinacion Gjermaninë. 

Ora 15:48
Kush janë 2 lushnjarët të përfshirë në trafikun e 2.6 ton marijuanë në kamion, Report TV siguron foton

1604587503_perparimshurdhidhearlindtabaku.jpg

Përparim Shurdhi dhe Arlind Tabaku

Report Tv ka siguruar foton e Përparim Shurdhit, pronarit të magazinës në Lushje dhe të Arlind Tabakut, si persona të përfshirë drejtpërdrejtë në trafikun e 2.6 ton kanabis në kamion.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirana: 06/11/2020 07:43

    Keto jane akuza te ngritura nga kelyshet e serbise ne Shqiperi e Kosove.Gjykata eshte tejet e politizuar. Ku jane shqiptaret e zhdukut nga Serbia,kush u pergjigj per vrasjet,perdhunimet,dhe genocidin ndaj shqiptareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?