Një 26 vjeçare nga Bajram Curri është arrestuar në flagrancë pasi në makinë po lëvizte me thikë
Policia ka identifikuar 26 vjeçaren me inicialet E.B
Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin tip “Benz” me të cilin ajo po qarkullonte në aksin rrugor “Bajram Curri-Dubravë”, u gjet 1 mjet prerës (thikë), që e posedonte pa leje, kjo shtetase, informoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësitpër veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".
Komento