Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 260 raste të reja me koronavirus nga 2,016 testime të kryera. Fatkeqësisht 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për tre qytetarë nga Tirana 72-87 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 80 vjeç dhe një qytetar nga Elbasani 92 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 88 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Aktualisht në të gjithë vendin janë 4,928 raste aktive me COVID ndërsa 733 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Prej fillimit të pandemisë në vendin tonë janë shëruar në total 261,798 persona, 3,438 viktima dhe 270,164 raste pozitive me COVID. Ditët e fundit numri i viktimave dhe infektimeve ka rënë ndjeshëm.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 93 në Tiranë, 13 në Berat, 12 në Durrës, 11 në Sarandë, 10 në Shkodër, Vlorë, Lushnje, 7 në Kamëz, Korçë, 6 në Prrenjas, 4 në Kurbin, Krujë, Kavajë, Fier, Mallakastër, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Elbasan, 3 në Kukës, Lezhë, Mirditë, Shijak, Divjakë, Përmet, Gramsh, 2 në Tropojë, Rroskovec, Patos, Delvinë, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Dimal, 1 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Vorë, Dibër, Libohovë, Maliq, Kuçovë, Poliçan.
Statistika (19 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 260
Të shëruar në 24 orë 733
Të shtruar në spitale 88
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2016
Testime totale 1,726,882
Raste pozitive 270,164
Raste të shëruara 261,798
Raste Aktive 4,928
Humbje jete 3,438
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 1,638
Fier 769
Vlorë 468
Elbasan 479
Berat 375
Lezhë 321
Durrës 187
Shkodër 184
Gjirokastër 173
Kukës 160
Korçë 152
Dibër 21