Foto ilustruese

26.5 milionë euro ndihma për Kosovën nga BE për të përballuar krizën e shkaktuar nga Covid-19  

20 Nëntor 2020, 14:58| Përditesimi: 20 Nëntor 2020, 15:00

  • Share

Bashkimi Evropian ka nënshkruar sot një kontratë me qeverinë e Kosovës në vlerë prej 26.5 milionë euro për t’a ndihmuar atë në përballje me krizën e shkaktuar nga COVID-19.

Pagesa e parë prej 20.5 milionësh pritet që përpara fundit të këtij viti, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë

Kjo mbështetje e re e BE-së do t’i sigurojë buxhetit të Kosovës fonde të nevojshme për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës së COVID-19 mbi qytetarët dhe bizneset e Kosovës. Në veçanti, fondet e BE-së do të përdoren për t’u ndihmuar mikro-ndërmarrjeve dhe të vetë-punësuarve për të rritur likuiditetin e tyre financiar përmes Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, për grante dhe subvencione për fermerët, si dhe për t’u ndihmuar komuniteteve jo-shumicë që janë goditur më rëndë nga pandemia. “ thuhet në njoftim.

Kreu i Zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog,  u shpreh i lumtur që Kosova bënte pjesë në grupin e vendeve që sigurojnë ndihmë  nga BE-ja.

Kontrata u nënshkrua nga Ambasadori Szunyog dhe Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pas një takimi ku Qeveria u zotua të hartojë kritere të qarta dhe masa të targetuara mirë për përdorimin e fondeve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?