268 demokratë votuan kundër tij, reagon Xhelal Mziu: Nuk gjej dot fjali më shprehëse sesa mirënjohjen

10 Tetor 2020, 21:52| Përditesimi: 10 Tetor 2020, 21:54

  • Share

Ish-kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu ka reaguar pas konfirmimit si kandidat për deputet në listat e PD-së.

Në Kamëz duket se ka pasur demokratë të pakënaqur, pasi 268 nga 1000 anëtarë, votuan kundër Mziut.

"Nuk gjejë dot fjali më shprehëse sesa: Mirënjohje për çdo anëtar të Partisë Demokratike në Degën Kamëz!

Ju përsëri dëshmuat se mbeteni simbol i lirisë, i garës së hapur dhe konkurencës.

Konfirmimi i gjithë kandidatëve si përfaqësues politik të forcës tonë është tregues i unitetit, pjekurisë, energjisë dhe fuqisë që ka kjo degë, ikonë e fitoreve, krenari e demokratëve.

Sigurisht që vota e sotme është edhe një mundësi reflektimi se çfarë mund dhe duhet të bëjmë më mirë në të ardhmen e afërt.

25 prilli është pranë.

Fuqia jonë reale do tregohet me numra atë ditë, atë datë të mezi pritur.

Ajo është beteja jonë, kjo ishte një garë midis miqve të të njejtit ideal.

Urime dhe suksese të gjithëve!

Suksese dhe fitore Partisë Demokratike!

Me Lulzim Bashën ditë më të mira do të vijnë për Shqipërinë", shkruan Mziu.


Lajmi kryesor:

Përfundon votimi brenda PD në Tiranë, skualifikohet vetëm një kandidat/ Konfirmohet Xhelal Mziu në Kamëz, por 268 demokratë votojnë kundër tij! Bastioni i PD bojkotoi procesin, pjesëmarrja më pak se 30%


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?