Sot në Shqipëri varroset një 35-vjeçari L.B. i cili u gjend i vdekur në burgun e Korfuzit. Por duke marrë shkak nga kjo vdekje dhe duke parë se jeta e një njeriu është mbi të gjitha, po i kujtoj shtetit shqiptar se në këto burgje famëkeqe në Greqi kanë gjetur vdekjen një numër i madh shtetas shqiptar. Vetëm brenda disa muajve kemi afërsisht një vdekje në muaj...
Fatkeqësisht !
27 të vdekur në 29 muaj në burgjet në Greqi. Zoti të verë dorë.(lista)
Lere një ditë fushatën o kryeministër se jeta e një njeriu tejkalon çdo gjë.
Përsëri po ju bëj një apel zoti kryeministër për të parë nga afër gjendjen e të dënuarve tanë në burgjet e Greqisë, se edhe këta kanë të drejtat e tyre.
1. 10/01/2018. - Një 45-vjeçar la frymën e tij të fundit në Ditën e Vitit të Ri në spitalin e burgut të Korydallos. I paraburgosuri me origjinë shqiptare kishte prerë venat e tij dhe ishte transferuar në spitalin e burgut.
2. 15/01/2018. - Gjendet i varur ne komisariatin e policisë në Kissamos në Kretë, 54-vjeçari, babai i pese fëmijëve, që priste dëbimin pasi i kishte mbaruar leja e qëndrimit 6-mujor. Familja kundërshton këtë gjë duke theksuar se nuk kishte arsye te varte veten.
3. 25 /01/2018. - Një i burgosur shqiptar në burgun e Trikallas u gjet i pajetë në qeli. Një natë më parë, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit ishte normale kur kishte shkuar për të fjetur. Ai u gjet i vdekur nga gardianët, ndërsa shkaqet janë ende mister sot e kësaj dite.
4. 3/02/2018. Gjendet i vdekur 26-vjeçari në burgun e Larisës. Ishin te burgosurit e qelisë që informuan drejtuesit e burgut. Priten hetimet…
5. 16/02/2018. - 53-vjeçari Sami Karoshi nga Peshkopia dhe banues në Tiranë, u vetëvar në një rajon policor në qytezën Kisamo të Kretës, me një batanije të lidhur në kangjellat e birucës.
6. 3/08/2018 Vdes në komisariatin e police në Ano Patisia 29-vjeçari lezhian Pëllumb Marnikolaj. Ai u rrah për vdekje nga policia dhe u kap nga familja në një kohë që po e varrosnin ne mënyrë të fshehtë për të humbur gjurmët.
7. 8 /08/2018. - Në burgun e Koridhalos vritet shqiptari Franc I. 31 vjeç nga qyteti i Vlorës, për këtë vrasje ka njoftuar e motra e tij, pasi u mbajt e fshehur nga mediat greke.
8. 08/09/2018. Një emigrant gjendet i varuar në burgun “Kreta -1” në Agio Hanias. Ende nuk jane dhënë detaje
9. 25/11/2018 . - Një i burgosur shqiptar në burgun e Trikallas u gjet i pajetë në qeli. Një natë më parë, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit ishte normale kur kishte shkuar për të fjetur. Ai u gjet i vdekur nga gardianët, ndërsa shkaqet janë ende mister.
10. 23. 25/11/2018. - Një i burgosur shqiptar në burgun e Trikallas u gjet i pajetë në qeli. Një natë më parë, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit ishte normale kur kishte shkuar për të fjetur. Ai u gjet i vdekur nga gardianët, ndërsa shkaqet janë ende mister.
11. 27/12/2018. - I riu nga Vlora rreth moshës 33 vjeç Gezim Shekaj , kishte përfunduar dënimin e tij dhe para 20 ditësh kishte hedhur firmën për të dalë nga burgu. Por, detaje tronditëse rrëfen një i afërm, i cili thotë se përgjatë këtyre 20 ditëve, Gëzimi është injektuar me 4 gjilpëra, me qëllim që ta çonin drejt vdekjes, ku kështu ndodhi. Ai u gjend i varur ne qeline e spitalit psikiatrik ne burgun Koridallo te Athines.
12. 14/01/2019. - Arbër Bako 35 vjeç vritet në burgun e Koridhalos me 17 goditje me thikë. Vrasja e tij është filmuar nga kamerat e sigurisë në korridoret e burgut, ku duken dy persona që e godasin vazhdimisht me thika të improvizuara, teksa Bako përpiqej t’u largohej. Ai u dërgua në spital, por nuk mbijetoi.
13. 15/01/2019. - Gjëndet i varur në komisariatin e policise në Agio Nikolaos ne Kretë.
14. 18/01/2019 gjendet i vdekur ne qelinë e burgut Koridallos në godinën D, 60-vjeçari nga Vlora
15. 27/01/2019. - Një i burgosur 33-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në burgun Koridalos në Greqi.
16. 15/01/2019. - Gjëndet i varur në komisariatin e policise në Agio Nikolaos ne Kretë.
17. 27/1/2019. - Bandiol Tusha 33 vjeç nga fshati shelegar te Sarandes u gjet i pajetë në dhomën e tij të qelisë, në zonën “E” të burgut të Koridhalosit.
18. 1/05/ 2019. - Një 29-vjeçar shqiptar vritet në burgun e Trikalas. ai është goditur me thikë në gjoks nga dy të burgosur me origjinë greke, njofton ministria e drejtesise greke.
19. 6/07/2019 . - Gjendet i vdekur ne burgun e Patres 55 –vjeçari me iniciale K.B. nga Fieri. Ai kishte dy vite qe qendronte ne burg. Vdekjen e tij e konfirmojë familja, media greke hesht.
20. 19/07/2019 Gjendet i varur me çarcaf ne qeline e tij nje 38-vjeçar shqiptar në burgun Koridallo ne godinën “D”.
21. 29/07/2019. - Gani Hila është masakruar në paraburgim në Elefsina, ndërsa autoritetet helene përpiqen ta publikojnë rastin sikur është vetëvrasje.
22. 27.09/2019. - Shqiptari nga Lushnja gjendet i varur në burgun e Koridallos. Informacioni vjen nga te burgosurit që bejne fjalë se ai ishte i vetem ne qeli dhe i ka dhene fund jetes se tij me kabllin e televizorit, duke varur veten te dera e qelise.
23. 27/09/2019 . - Gjendet i varur ne qeline e tij ne burgun Koridallo nje shqiptar nga Lushnja. Informacioni na vjen nga te burgosurit e tjere të këtij burgu në Athinë. I dha fund jetes ne mbrëmje ne godine e pestë (E) të burgut.
24. 08/12/19.- 36-vjeçari Sajmir Gjeloshi, u gjet i vdekur në burgun grek. Ai është parë nga gardianët pa shenja jete brenda qelisë së tij. Ngjarja ka ndodhur në burgun e Agias në Kretë
Për 2019 kan; gjetur vdekjen 13 shqiptarë, ku dy prej tyre kane gjendur vdekjen ne komisariatet e policisë. Vihet re se numri i shqiptarve te vdekur ne burgjet e Greqise ka ardhur ne rritje që nga viti 2015, por për 2019 numri është dhe mbetet tej i lartë dhe tepër shqetësues me 10 viktima.
25. 19/03/2020 Dita e Pashkeve, vdes në burgun Malandrino 37-vjeçari nga Berati, Selim Zerollari, sipas shokëve të burgut ai kishte 5 ditë që vuante nga dhimbja e një dhëmbi, por mjeket e burgut u mjaftuan vetëm me një depon. ai la frymën e fundit ne qelinë e godinen e pestë (E) të burgut, duke lënë jetimë pesë fëmijët…Mediat nuk e publikojnë ketë rast.
26. 12/03/2020 Vdes në burgun e grave në Eleona në Thiva 38-vjeçarja Azize Deniroglu, për nje javë resht ankohej për dhimbje dhe kishte temperature të lartë. Sipas shoqeve të burgut dyshohej per Covid-19.
27. 10/05/2020. - Rodert Jaupi 36 vjeç që vuante dënimin në godinë G-2, la frymën e fundit në spitalin e burgut në Trikalla.
12/03/2020 Vdes në burgun e grave në Eleona në Thiva 38-vjeçarja Azize Deniroglu, për nje javë resht ankohej për dhimbje dhe kishte temperature të lartë. Sipas shoqeve të burgut dyshohej per Covid-19.
Sot numri i viktimave shqiptarë në burgje ka shkuar në 66, ndoshta mund të jetë më i madh, por...?