27 vite nga masakra e Urës Vajgurore, nderohen dëshmorët që u vranë nga bandat e ’97-ës

18 Qershor, 16:48| Përditesimi: 18 Qershor, 16:51

  • Share

Kanë kaluar 27 vite nga masakra es Urës Vajgurore ku u vranë nga bandat kriminale brenda autoblindit 4 efektivë të policisë Arjan Shemuni, Miltjadh Koço, Asllan Selalmaj dhe Ilia Banaj. Viktimat e masakrës janë përkujtuar nga drejtues të Policisë Berat dhe familjarë të tyre. Të hënën e 17 qershorit u vendosën buqeta lulesh në memorialin e ngritur për nder të efektivëve të ndjere.

“27 vite më parë, me shpirtin e tyre të sakrificës dhe vetëmohimit, ata nuk kursyen as gjënë e tyre më të shtrenjtë,jetën,për të garantuar respektimin e ligjit dhe sigurisë qytetare. Ne jemi mbledhur sot këtu pët të nderuar kujtimin e tyre dhe për tu qëndruar pranë familjarëve. Ne nderojmë sot këta Dëshmorë të Atdheut,që me plot kurajo e guxim,u përballën me botën e errët të krimit, për një Shqipëri më të mirë”, tha Zv/drejtori policisë së Beratit, Luan Mema.

Efektivët u vranë në vitin e mbrapshtë 1997, kur populli u rebelua kundër pushtetit të Sali Berishës. Përplasja e armatosur në Urën Vajgurore është shënuar gjatë fushatës elekturale, kur vendi kontrollohej nga bandat. Më 17 qershor 1997 në këtë qytezë ishin Fatos Nano, asokohe kryetar i PS, i shoqëruar nga Skënder Gjinushi, ndërsa në komunën Poshnjë përfaqësonin PD-në në miting i ndjeri Azem Hajdari dhe Genc Pollo.

Pas mbarimit të dy mitingjeve, eskorta e PD-së është larguar dhe pas saj ka ardhur ajo e Fatos Nanos dhe Skënder Gjinushit, si dhe anëtarë e simpatizantë të tjerë të kësaj partie. Në kthimin e eskortës së policisë, pikërisht në Urën Vajgurore (sot Bashkia Dimal), persona të armatosur dhe me maska sulmuan me armë të rënda antitank autoblindën e policisë.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshohen drejtorët e policisë në qarqe, do ketë më shumë rend e siguri?