27 vite nga vrasja e Falcones/ Sandër Simoni në Report TV: Krimi kërcënon gjyqtarë e prokurorë

23 Maj 2019, 16:45| Përditesimi: 23 Maj 2019, 17:43

  • Share

"Falcone ishte profesionisti që krijoi e ideoi struktura anti-mafioze dhe legjislacione të veçantë të cilët më pas u morën ngë vende të ndryshme të kontinentit"

Pesë ditë pasi kishte festuar datëlindjen, 23 majin e vitit 1992 gjyqtari hetuesi Giovani Falcone do të ekzekutohej nga një atentat mafioz rrugës drejt Palermos.

Por çfarë përfaqëson Falcone sot, si shihet ai nga hetuesit shqiptar dhe a ndjehen ata të rrezikuar nga krimi?

Në një intervistë për Report TV kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda Sandër Simoni thotë se ka disa gjyqtarë e prokuror në Shqipëri që ndihen të rrezikuar nga krimi dhe janë nën ruajtjen e shteti dhe se krimi këtë periudhë është bërë më agresiv.

"Ka gjyqtarë të cilët janë nën ruajtjen e posaçme, në skemën e posaçme. Kjo do të thotë që e për gjyqtarët shqiptarë ekziston rreziku i kërcënimit për jetën, pronën e familjen", shprehet Simoni.

Duke kujtuar se në vitin e vrasjes së Falcones nga Mafia, Simoni ishte student i Juridikut ai ndalet tek situata ku ndodhen drejtësia shqiptare, për të duhet që shoqëria të mos braktis gjyqtarët.

"Nëse s'kemi një vullnet të shoqërisë shqiptare për tu distancuar nga krimi dhe vazhdojmë ti stigmatizojmë gjyqtarët, prokurorët, nqs i anatemojmë ata e sillemi si histeri kolektive ndaj tyre. Në qoftë se nuk vlerësojmë ata që i kanë rezistuar tundimit për tu përfshirë në korrupsion, nqs nuk vlerësojmë meritën e profesionalizmin e tyre dhe ne si shoqëri dalëngadalë vrasim kurajon profesionale të tyre", thotë Simoni.

Gjykata e krimeve të rënda e cila drejtohet prej Simonit është krijuar në 2004 dhe qëllimi i saj ka qenë lufta ndaj krimit të organizuar, bandave të vitit 1997, trafikut të qenieve njerzore, drogës e akteve dhe grupeve terroriste.

Në këtë gjykatë prej më shumë se një dekade janë dhënë mbi dhjetëra dënime me burgim të përjetshëm, ndërsa thuajse të gjithë gjyqtarët e kësaj godine janë kërcënuar përgjatë detyrës qoftë drejtpërdrejtë ashtu edhe tek familjarët.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iliri: 24/05/2019 07:56

    Sistemi ghyqesor eshte i korruptuar deri ne palce. Mjafton te shohesh pasurine e prokuroreve, gjykatesve dhe te gjithe komponenteve te tjere, aty ne ate sistem mungojne fjalet: drejtesi dhe ligj, ndershmeria eshte fjale e huaj

    Përgjigju
  • Berti: 24/05/2019 00:36

    Ketu ndodh ndryshe o Sander Simoni. Krimi dhe gjyqsori me prokurorine jsne aq te lidhur bashke saqe veshtire te besh dallimin. Ai prokurori durresit qe coi banditet per te rrahur avokatin eshte ende ne detyre. Nuk po flitet me per ate ceshtje,si ka mundesi? Ke prokuror ne shqiperi do krahasosh ti ? Mos u bej qesharak. Ik kalo vetingun, merrni vendime kurajoze ne te mire te publikut dhe pastaj kerkoni mbeshtetje. Na trego ke nga koleget e tu te koruptuar keni denuar sipas ligjit? Ke politikan te koruptuar keni denuar sipas ligjit? Apo po denoni me burgime te perjetshme vetem ata per krime brenda familjes dhe ju duket sherbim i madh ne dobi te komunitetit. Provoni te hapni nje maxi proces si Falcone dhe Borsellino qe te ktheni besimin tek publiku. Mbi 60% e juaja ka ,betur ne rrjeten e vetingut o Sander Simoni.

    Përgjigju
  • Turi vogel: 23/05/2019 21:53

    Ketu po nuk u vrane nja 5 gjyqtar dhe prokuror ne muaj ka per tu bere kurre drejtesia.ata jane e keqja me e madhe e ketij vendi.

    Përgjigju
  • USA: 23/05/2019 18:37

    SANDER EDHE TI NUK JE MBRAPA GJYQTARET TAN JAN ME TE RREZIKSHEM SE MAFJA SE KAN MBESHTETJE TE POLITIKES MAFJOZE POR MOS U TREMB SE NUK BIE RRUFEJA NE HALE O HALE

    Përgjigju
  • Beni: 23/05/2019 18:12

    Ne vazhden e komentit te pare per te madhin Falkone. Nqf mafia ishte e padukshme,hije ne jeten qytetareve e pushtetareve te ndershem, ne kohen e tij u be Falkone i padukshem hije ne çdo cep te shtepive, te bodrumeve apo shpellave ku qendronin mafiozet,nuk i la asnjehere rehat, u be vemje ne jeten dhe aktivitetin kriminal te tyre derisa i shpartalloj, normalisht me koston e jetes se tij dhe te disa kolegeve .Prandaj shembulli i tij eshte i paarritshem ne revolucionin e drejtesise se viteve 80 ne itali. Kujtoj si tani pas mbarimit te boterorit 86 fillimin e serialit oktapodi te mikele plaçidos ne nder te komisarit Boris Guliano, vrare nga mafia s.bontade, bos i boseve, i eleminuar me pas nga i famshmi shkurtabigji rina. Pra trillimi kinematografik ishte shume afer realitetit tragjik te atyre viteve.

    Përgjigju
  • Erald: 23/05/2019 18:02

    O sa kam qesh. Gjykatesit dhe prokuroret tane jane me kriminele se kriminelat, po bejne lufte te papare kunder krimit me thene te drejten. Ata kane me shume pasuri se kriminelat.

    Përgjigju
  • Beni: 23/05/2019 17:27

    Falkone nuk ishte vetem nje profesionist i shkelqyer,pasi nuk mjafton vetem kjo per t'ju afruar sadopak atij,por ai ishte shume me teper se kaq. Integtiteti,te qenurit i drejte e marifetgji per tu pershtatur me te papershtatshmin,ndershmeria,guximi,trimeria,te folurit perballe e pa ulur koken dhe shkurja e gjerave deri ne fund,mos ndikimi politik,etj. Pra ka cilesi shume me domethenese se profesionalizmi. Te denosh me burgim te perjeteshem nje krim te rendomte ne familje eshte shume e thjeshte, por te denosh me burgim te perjetshem krimin e organizuar ne nivel politik shteteror, aty eshte zotesia e nje magjistrati,pra te godase lidhjen e mafies me shtetin. Te gjithe magjisteatet duan ne nje fare menyre te jene Falkone apo Guliano,por ai ishte unik dhe i paperseritshem te pakten per kohen ne te cilen ai u ballafaqua ne terren balle per balle me mafian. Me ate çfar la ne karrieren e tij edhe "armiqte" i beri miq,por edhe koleget e tij ne nje fare menyre u"hakmoren"duke bere gjera qe vetem Falkone dinte ti bente ne luften kunder mafias,ne respekt te shtetit te se drejtes. Sandri eshte nje nga magjistratet me te mire, por nuk mjaftojne ato qe kane bere ne sistemin e drejtesise ne vendin tone, per t'ju afruar sadopak Falkones.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?