Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën e Srebrenicës. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Osmani thotë se të gjithë duhet të jemi të bashkuar kundër përpjekjeve për të lavdëruar ose mohuar këto mizori.
“27 vjet pas gjenocidit të Srebrenicës, ne kujtojmë 8,372 djemtë dhe burrat boshnjak të vrarë pa mëshirë nga forcat serbe. Sot, zemrat tona janë me të dashurit e tyre. Ne të gjithë duhet të jemi të bashkuar kundër përpjekjeve për të lavdëruar ose mohuar këto mizori të tmerrshme.”, shkruan presidentja Osmani në “Twitter”.
Lajmi kryesor:
27 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Shqipëria përkujton 8 mijë viktimat e masakrës! Kurti: Serbia e mohon me paturpësi! PS: Gjenocidi duhet të shërbente si këmbanë alarmi
S.C/ReportTv.al