Nga Cambridge në Tropojë, 2750 km në 40 ditë të bëra në këmbë duke vrapuar, kjo është sfida e çmendur e ndërmarrë nga Seb Ponari, shqiptari nga Tropoja prej vitesh emigrant në Angli.
Në një ceremoni mikpritjeje të organizuar në pikën doganore të Hanit të Hotit, Seb shpërtheu në lot kur shkeli në tokën shqiptare.
Seb tregon se vrapimin e nisi rastësisht ndërsa tashmë është kthyer në një pasion, i cili u finalizua në këtë udhëtim të çmendur ku përshkoi 9 shtete për të mbërritur në vendlindjen e tij.
"Karriera e vrapit ka filluar para dy vitesh e gjysmë. E fillova një mëngjes, u bëra me nerva me trajnerin, gjithmonë e kam pasur merak barkun rrafsh si 15 vjeç. Vrapova te një punë që e kisha 60 km larg. U mundova me vrapuar, se pas 50 km u dorëzova. Aty më kapi inati. Por edhe vapim ë pëlqen se të bën me reflektuar dhe nga aty mu bë si pasion. Pas 6 muajsh, i bëra një pyetje vetes se si të shkojë në Tropojë me vrap. Por ngeli si ide. Edhe këtë vit, mu rikujtua prapë. Thashë shumë kam folur, por s’kam bërë asnjë gjë. Mbi të gjitha thashë meqë babi bën këtë vit 10 vjetorin që ka ndërruar jetë dhe do t’ia dedikoj atij. Do të shkoj nga shtëpia ime te e babait.”, tha ai.
Kjo sfidë është një betejë e fituar edhe me vetveten, sfidë me shëndetin fizik por dhe me atë mendor, me të cilin Ponari thotë se është përballur dhe vijon ende betejën.
“Sepse kam vuajtur vetë dhe e vuaj. Por nuk e lë me më bllokuar si më përpara. Vrapi ka qenë faktor kryesor për mua për të përmirësuar kualitetin e jetës time. Hera e fundit që kam qenë me mendime të tepërta ishte sot. Është e pabesueshme të vraposh 2600 km dhe të ndihesh pa vlerë.”, theksoi ai.
Sfida do të përmbyllet ditën e nesërme thotë Ponari, me destination banesën e fundit ku prehet i ati, teksa përkujtojnë 10 vjetorin e vdekjes së tij. Në përmbyllje Ponari thotë që sfidën do ta vijojë deri në jug të Shqipërisë, ku më pas do të shijojë rivierën shqiptare.
"Unë këtë e kam ndarë në dy faza. Një projekti Tropoja, dhe to të ndaloj te babai i ndjerë. Më pas të nesërmen, do ta përfundoj në Ksamil, ku do të bëj disa ditë plazh.", u shpreh Ponari.
Komente

June 15.2025-Sot eshte Father's Day.Gezuar festen te gjithe baballareve shqiptare!
PërgjigjuNDERIM PER BABALLARET TANE TE MIRE..NUK KA KURRE LIMITE...URIME....
Përgjigju