Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka porositur strukturat e 6 komisariateve të kryeqytetit të evitojnë kur është e mundur arrestimin e personave që njihen si përdorues të lëndëve narkotike. Strategjia që duhet të ndjekin forcat e rendit në këto raste është mbajtja e tyre në kontroll me specialistët e zonave më tepër sesa arrestimi.
Duke marrë shkas nga ngjarja e 27-vjeçarit Jani Rrustemaj, i cili përfundoi në gjendje kome pas mbidozës së metdonit, drejtuesit e policisë kanë kërkuar kujdes në trajtimin e këtyre rasteve duke zbatuar procedurat standarde.
Gjatë shoqërimit të këtyre personave, komisariatet janë porositur se duhet të jetë i pranishëm edhe mjeku përkatës të evidentohet gjendja e të ndaluarit, dhe t’i jepet ndihmë në rast se e ka të nevojshme.
Jani Rustemaj u arrestua për vjedhjen e një tapeti, ndërsa ai ishte përdorues heroine. 27-vjeçari vijon ende të jetë në gjendje kome.
Por çfarë ndodhi që e çoi të riun në këtë gjendje?
Jani Rustemaj u arrestua më 13 prill. Sipas policisë së Tiranës, më 14 prill, gjatë qëndrimit në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza” ka shfaqur probleme shëndetësore. Është njoftuar shërbimi i emergjencës mjekësore, - thotë policia - të cilët janë paraqitur në ambientet e Bllokut të Sigurisë dhe pas ndihmës mjekësore të dhënë, gjendja e tij është përmirësuar”.
Sipas kartelës mjekësore të riut i është dhënë metadon për qetësim, pasi prej varësisë nga heroina ka nisur të ndihet keq. Një ditë pasi dyshohet të ketë pirë metadon, më 15 prill Jani Rustemaj është dërguar në gjykatë, ku pavarësisht gjendjes shëndetësore që kishte kaluar, togat e zeza i vendosën masën e sigurimit personal të arrestit me burg.
Më 16 prill, 27-vjeçari është dërguar në paraburgim te 313-a, por autoritetet e burgut, “nuk kanë pranuar që ta marrin në dorëzim - thotë zyrtarisht policia- për shkak të mbingarkesës në këtë institucion dhe në këto kushte ai është rikthyer dhe vendosur përsëri në Bllokun e Sigurisë Tiranë”. Më 17 prill i riu i arrestuar ka shfaqur përsëri shqetësime shëndetësore dhe pas ardhjes së emergjencës shëndetësore është transportuar në spitalin "Nënë Tereza", ku ndodhet edhe sot në gjendje kome.
Z.Vocaj,viktima u arrestua per vjedhje,jo per droge.Perdoruesit e drogave,sidomos atyre te fortave,jane dhe kriminele kronike,sepse u duhet te sponsorizojne vazhdimisht vesin.Thjesht pse jane drogaxhinj,nuk eshte arsye qe te mos arrestohen kur vjedhin.
PërgjigjuPra këtë nuk kanë tentuar për t'a vrarë policia, por e ka marrë vetë mbidozën e metadon? Ajde polici e gazetar që jeni ju.
Përgjigju