U arrestua për vjedhjen e një tapeti në Tiranë, 27-vjeçari ende në koma në QSUT, burime: I dhanë mbidozë metadoni se ishte i varur nga heroina

3 Maj 2023, 12:33| Përditesimi: 3 Maj 2023, 14:03

  • Share

Jani Rustemaj, 27 vjeçari i arrestuar për vjedhje, ndodhet ende në reanimacionin e QSUT-së. Nëna, e cila ka bërë kallëzim për të zbuluar se çfarë e çoi djalin në këtë gjendje, vijon të lutet që ai të zgjohet, por mjekët për Report Tv thonë se i riu mund të ketë kaluar në koma nga mbidoza e metadonit, që i është dhënë për ta qetësuar nga varësia e heroinës. 

Pikëpyetjet se çfarë e çoi të riun në këtë gjendje janë të mëdha. Policia është vënë në lëvizje për të zbuluar më shumë, pas denoncimit të nënës së dëshpëruar të Jani Rustemajt, e cila u pranoi autoriteteve se 27-vjeçari ishte përdorues heroine.

Report Tv investigoi më shumë mbi këtë rast, përtej njoftimit zyrtar të policisë, vetëm pasi rasti u bë mediatik.

Ishte ora 04:00 e mëngjesit e 17 prillit, kur i shoqëruar nga forca policie, Rustemaj u soll nga urgjenca kombëtare, në QSUT. Burime nga bluzat e bardha thonë se i riu ishte në gjendje të rëndë, në kushtet e e insuficensës respiratore.

Menjëherë është futur në reanimacion, - thanë të njëjtat burime për gazetaren e Report Tv Ledina Jakimi. Parametrat jetësor janë disi më të përmirësuar, por edhe pas 15 ditësh 27-vjeçari nuk është zgjuar.

Por çfarë ndodhi që e çoi të riun në këtë gjendje?

Jani Rustemaj u arrestua më 13 prill. Sipas policisë së Tiranës, më 14 prill -gjatë qëndrimit në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza” ka shfaqur probleme shëndetësore. Është njoftuar shërbimi i emergjencës mjekësore, - thotë policia - të cilët janë paraqitur në ambientet e Bllokut të Sigurisë dhe pas ndihmës mjekësore të dhënë, gjendja e tij është përmirësuar”.

Sipas kartelës mjekësore të të riut të cilën Report Tv arriti ta shohë, të riut i është dhënë metadon për qetësim, pasi prej varësisë nga heroina ka nisur të ndihet keq.

Pikërisht ky moment që pritet të hetohet më tej edhe nga prokuroria, mund të hedhë dritë, nëse të riut i është dhënë mbidozë metadoni, që mund t’i ketë sjellë gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet sot.

Një ditë pasi dyshohet të ketë pirë metadon, më 15 prill Jani Rustemaj është dërguar në gjykatë, ku pavarësisht gjendjes shëndetësore që kishte kaluar, togat e zeza i vendosën masën e sigurimit personal të arrestit me burg.

Më 16 prill 27-vjeçari është dërguar në paraburgim te 313-a, por autoritetet e burgut, “nuk kanë pranuar që ta marrin në dorëzim - thotë zyrtarisht policia- për shkak të mbingarkesës në këtë institucion dhe në këto kushte ai është rikthyer dhe vendosur përsëri në Bllokun e Sigurisë Tiranë”. Më 17 prill i riu i arrestuar ka shfaqur përsëri shqetësime shëndetësore dhe pas ardhjes së emergjencës shëndetësore është transportuar në spitalin "Nënë Tereza"

Aty ndodhet edhe sot. Shpresat janë që ai mund të zgjohet, por ende është e pa qartë prognoza neurologjike. Frika e mjekëve është se edhe nëse zgjohet, i riu të ketë të tjera probleme, që mund t’i kenë prekur sistemin nervor

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/05/2023 00:25

    Info.duhet te jete gabim.Ata qe i kane dhene metadonin jane te diplomuar per zanatin e tyre,e dine masen e dozave qe japin.Dyshoj qe kemi te bejme me shume me efekte anesore,disa prej te cilave jane te rrezikshme per jeten,por reagimi varion nga nje person tek tjetri.Disa nuk pesojne asnje efekt anesor,te tjeret mund te pesojne pasoja nga te lehtat deri ne vdekje.Nuk i dihet.

    Përgjigju
  • Sokoli: 03/05/2023 13:36

    Po vari lesht nje hajdut dhe drogaxhi me pak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?