Kronikë

28 agjentë që kanë filluar punën në Byronë Kombëtare të Hetimit do të nisin shumë shpejt në Romë trajnimin profesional në antimafian italiane

1 Qershor 2021, 12:25| Përditesimi: 1 Qershor 2021, 12:30

  • Share

28 agjentët që kanë filluar punën në Byronë Kombëtare të Hetimit do të nisin shumë shpejt në Itali trajnimin profesional me DIA, (drejtoria investigative e antimafias në Itali).

Në nisje të trajnimit ata pritet të shoqërohen nga kreu i SPAK, Arben Kraja.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson se do të qëndrojë pranë anti-mafias italiane për 1 jave. 28 agjentët tashmë janë emëruar me statusin e hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Report Tv mëson se më 7 qershor ata do të priten nga drejtuesi i hetimit në Itali, Vittorio Rizzi i cili një ditë më parë ishte në Shqipëri me një vizitë blic.

28 kandidatëpër hetues të BKH kanë përfunduar me sukses muajin e parë të trajnimit bazë dhe janë emëruar zyrtarisht.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?