Infektivi

28 raste të reja me COVID-19 e asnjë humbje jete në 24 orët e fundit! 228 të shëruar

5 Shtator 2022, 18:05| Përditesimi: 5 Shtator 2022, 18:08

  • Share

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë identifikuar 28 qytetarë të infektuar me COVID-19, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën.

Rastet pozitive me virusin kanë dalë nga 282 testime që janë kryer, nga ku rezultuan edhe 228 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë konfirmuar 323,277  raste shërimi nga COVID.

Aktualisht janë 2215 qytetarë aktivë me COVID-19 në vend, 18 prej të cilëve janë të shtruar në spital.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin kundër COVID-19.

Statistika (5 Shtator 2022)

Raste të reja ditore                28

Të shëruar në 24 orë          228

Të shtruar në spitale             18

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     282

Testime totale                   1,966,080

Raste pozitive                      329,075

Raste të shëruara               323,277                                                                                             

Raste Aktive                  2,215

Humbje jete                  3,583

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   977

Fier                         231

Shkodër                 194

Elbasan                   181

Durrës                     156

Korçë                       153

Vlorë                         124

Gjirokastër                 58

Berat                           58

Dibër                           43

Lezhë                          33

Kukës                           7

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?