Epokës Modriç te Real Madrid i ka ardhur fundi. Klubi dhe futbollisti kroat kanë njoftuar se ky do të jetë sezoni i fundit që 39-vjeçari do të mbajë veshur fanellën e ‘galaktikëve’, deri në përfundimin e Botërorit të Klubeve që mbahet në Amerikë.
Modric me Real madrid ka luajtur për 13 sezone nga vera e 2012, duke u shndërruar në lojtarin më me shumë trofe në këtë klub. Në total Modric ka fituar 28 tituj: 6 Champions League, 6 Botëror Klubesh, 5 Superkupa të Evropës, 4 tituj në La Liga, 2 Kupa Mbreti dhe 5 Superkupa të Spanjës. Në nivel individual, në 2018 përveç zgjedhjes si Lojtari më i Vitit nga UEFA dhe FIFA, Modric mori edhe trofeun e ‘Topit të Artë’.
Klubi e falenderon për kontributin dhe e vlerëson si legjendë të epokës më të suksesshme.
Komente
