28 vatra zjarri 24 orët e fundit! Digjen 3 dynym tokë në Qafëpanjë të Pogradecit! Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në Novoselë

10 Gusht 2022, 11:35| Përditesimi: 10 Gusht 2022, 22:45

  • Share

709 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe angazhuar 36 mjete zjarrfikëse janë përballuar 24 orët e fundit me flakët në 28 vatra aktive në të gjithë vendin. 

Një zjarr ka rënë në zonën e Qafëpanjës në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake mësohet zjarri ka rënë në një sipërfaqe livadhi ndërsa ende nuk dihet se sa sipërfaqe është përfshirë nga flakët pasi forcat zjarrfikëse nuk kanë mbërritur në vendngjarje pwr shkak tw terrenit tw vwshtirw, ndërsa raportohet 3 dynym tokë.

Përmes një njoftimi Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC ka bërë me dije se tashmë 24 prej tyre janë fikur ndërkohë që mbeten aktive 4 vatra.

“Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, në orët e para të mëngjesit, janë angazhuar forcat shërbimit zjarrfikës, të mbështetur nga Forcat e Armatosura për vënien nën kontroll të zjarrit; Në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, për të cilin ditën e djeshme janë angazhuar forcat e pushtetit vendor, të mbështetur nga 50 Forca të Armatosura. Sot po bëhet monitorimi dhe kontrolli i vatrave nga pushteti vendor; Në fshatin Sojnik, bashkia Gramsh, për të cilin ditën e djeshme janë angazhuar forcat e pushtetit vendor të bashkisë Gramsh, të mbështetur nga shërbimi zjarrfikës i bashkisë Cërrik dhe Belsh. Sot ka vijuar operacioni nga forcat e pushtetit vendor; Në fshatin Prongji, bashkia Gjirokastrër, është riaktivizuar vatra e zjarrit e cila u fik ditën e djeshme, ku janë angazhuar forcat e Pushtetit vendor, të mbështetur nga Forcat e Armatosura. Sot janë angazhuar pushteti vendor”, raportohet për vatrat aktive.

Ndërkohë që vatrat e zjarrit të cilat tashmë janë shuar apo janë vënë nën kontroll janë: në fshatin Mali i Jushit, bashkia Vau Dejës; në fshatin Gjegjan dhe mbi kurorën e qytetit Pukë; në fshatin Bershi, bashkia Klos; në fshatin Arapaj, bashkia Durrës; në Parkun Kombëtar Qafshtamë, bashkia Krujë; në fshatin Torovicë, bashkia Lezhë; në fshatin Shpërdhezë, bashkia Mirditë; në fshatin Lezhan, bashkia Selenicë; në fshatin Vanë, bashkia Delvinë; në fshatrat Dyshnik dhe Mbreshtan, bashkia Berat; në lagjen Gronic, dhe fshatin Sheper, bashkia Gjirokastër; në fshatrat Çollakaj dhe Blerimaj, bashkia Kavajë; në fshatin Spille, bashkia Rrogozhinë; në fshatin Ferras, bashkia Fier; në fshatin Peshtan i Madh, bashkia Fier; në fshatin Lam i Madh, Bashkia Mat, ku ditën e djeshme për izolimin dhe shuarjen e zjarrit janë angazhuar forcat e pushtetit vendor, të mbështetur nga 30 forca të armatosura. Gjithashtu në krahun e bashkisë Mirditë janë angazhuar shërbimi zjarrfikës dhe punonjësit e njësisë administrative Selitë; zjarri në vendin e quajtur “Liqeni i Zi German” bashkia Mat, ku janë angazhuar për shuarjen e tij forcat në nivel vendor, të mbështetur nga 20 Forca të Armatosura; janë shuar edhe vatrat në njësinë administrativë Postribë, të bashkisë Shkodër, për të cilën ditën e djeshme janë angazhuar forcat e pushtetit vendor të mbështetur nga 60 Forca të Armatosura ; në fshatin Plashnik i Madh, bashkia Poliçan, është shuar ditën e djeshme nga forcat e pushtetit vendor, të mbështetur nga 40 Forca të Armatosura.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile bën edhe një herë thirrje qytetarëve të denoncojnë pranë strukturave të policisë së shtetit çdo rast të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme si dhe të tregojnë kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret.

Ora 22:19
Zjarr pranë autostradës në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe toke pranë autostradës në Novoselë. Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur 2 mjete zjarrfikës së bashku me 7 efektivë.

Ora 20:25
Zjarr i përmasave të mëdha në Lenie të Gramshit

 

Vijon të jetë ende aktiv zjarri në fshatin Lenie të Gramshit. Zjarri, i cili është i përmasave të mëdha po djeg pemë dhe shkurre, ndërkohë që izolimi i tij duket i vështirë. Në ndihmë të zjarrfikësve të Gramshit kanë ardhur dhe  zjarrfikëset e Belshit.

Ora 15:00
Zjarr në Qafëpanjë të Pogradecit, dyshohet se është e qëllimshme! Digjen 3 dynym tokë

Një zjarr ka rënë në zonën e Qafëpanjës në Pogradec. Nga informacionet paraprake mësohet se zjarri është aktivizuar në mënyrë të qëllimshme ditën e sotme, ndërsa flakët janë konstatuar nga grupet e punës në terren. Bëhet fjalë për një sipërfaqe mbi 3 dynym me dushk dhe pemë të ulëta .

Terreni malor është shumë i vështirë, ekipeve të punonjësve i duhen rreth 3 orë e 30 minuta ecje për të vajtur tek vatra e zjarrit. Momentalisht ndodhen zjarrfikësit e Pogradecit dhe punonjës të pyjores pranë Baskisë Pogradec. Nëse flakët nuk do arrihen që të vihen në kontroll ditën e sotme, nesër pritet të shtohet me 20 persona numri i personave që do të shuajnë flakët. Do të punohet dhe natën për fikjen e vatrës. Edhe vitin e shkuar në këtë zonë pati probleme me zjarret, ku pjesë e ekipeve të intervenimit ishin dhe forcat e armatosura.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?