280 viktima/ Luftime të ashpra në Nagorno Karabakh

8 Tetor 2020, 17:40| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 17:53

  • Share

Nuk ka qetësi për Nagorno Karabak, rajoni i cili prej ditësh është përfshirë nga luftime të ashpra mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Sipas Agjencisë së lajmeve France-Presse,  raportohet se shumë banorë po largohen nga zona për shkak të luftimeve, ndersa deri tani raportohet per të paktën 280 viktima.

Bombardimet vazhdojnë ende në Stepanakert, ku qindra ndërtesa janë shkatërruar duke lënë mijëra banorë tanimë të pastrehë.

Zhvillimet e fundit kanë rritur shqetësimin se një konflikt më i gjerë mund të tërheqë fuqinë rajonale Turqinë, e cila është aleati më i afërt i Azerbajxhanit dhe Rusinë, e cila ka një pakt mbrojtjeje me Armeninë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, në një intervistë për televizionin shtetëror më 7 tetor, bëri thirrje për një armëpushim urgjent, ndërkohë që ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian tha se përfaqësuesit rusë, francezë dhe amerikanë do të takohen në Moskë më 12 tetor, për të gjetur një mënyrë që palët ndërluftuese të negociojnë një armëpushim.

Azerbajxhani ka kërkuar që forcat armene të tërhiqen nga Nagorno Karabaku dhe territoret përreth Azerbajxhanit si një kusht për një armëpushim. Por, është gati e pamundur që Armenia të pranojë këto kushte.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?