28-vjeçari i zhdukur Sherfi Mukaj

Kronikë

28-vjeçari nga Kolonja u zhduk pa lënë asnjë gjurmë, pas telefonatave të qytetarëve kërkime edhe në Shkodër! Verifikimet nuk çojnë drejt gjetjes së të riut

20 Nëntor 2021, 12:22| Përditesimi: 20 Nëntor 2021, 15:59

  • Share

Vazhdojnë kërkimet për 28 vjeçarin e zhdukur 19 ditë më parë. Pas telefonatave në 'Pa Gjurmë' në Report Tv dhe një të mbërritur në polici të qytetarëve nga Shkodra që thoshin se kishin parë djalin në një lokal, pas fotos të shpërndarë në media, policia e Kolojës në bashkëpunim me atë të Shkodrës kanë  kërkuar edhe në këtë qark. Mësohet gjithashtu se pas tyre u vunë dhe familjarët e djalit.

Ndërkohë nga të gjitha informacionet e mbledhura ende nuk ka asnjë rezultat në gjetjen e tij. Sipas familjarëve nga kamerat e sigurisë së lokalit ku mendohet të jetë parë djali rezulton se nuk ishte i njëjti person me atë që përshkruante telefonata.

28 vjeçari është parë për herë të fundit në datën 1 Nëntor në Ersekë ku ka konsumuar kafen me shokët e tij. Sherif Mukaj i datëlindjes 30.04.1993 përpara se të zhdukej ka lënë makinën dhe sendet e tij personale,kartën e identitet dhe një telefon në shtëpinë e tij ndërsa me vete mbante një tjetër telefon që rezultonte të ishte me sinjal deri në datën 5 Nëntor,e më pas çdo gjë mbetet enigmë.

Prej 19 ditësh, Sherif Mukaj, 28-vjeç nga Kolonja është raportuar i humbur. Fati i 28-vjeçarit ende nuk dihet, ndërsa kontaktet me familjen i ka humbur që prej datës 1 nëntor. Babai i 28-vjeçarit tha dje për emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv se i riu përpara se të zhdukej ka lënë në shtëpi makinën dhe sendet e tij personale, kartën e identitet dhe një telefon.

Familjarët të cilët jetojnë prej vitesh në Amerikë, shprehen se djali i tyre nuk ka folur me asnjë para se të zhdukej, ndërsa të shqetësuar kanë udhëtuar nga Amerika drejt Shqipërisë për të kërkuar riun. I ati i të riut, Qerim Mukaj shprehet se i biri nuk kishte probleme, teksa kërkon të hapet telefoni i tij për të zbuluar se me kë komunikonte, për të hedhur dritë mbi zhdukjen e tij. 

Sipas tyre rastin e kanë denoncuar në polici ndërsa ata nuk kanë dijeni nëse djali  i tyre ka qenë në konflikt me njeri.

Tre qytetarë nga Shkodra kanë hedhur dritë mbi vendodhjen e 28-vjeçarit, të cilët për ‘Pa Gjurmë’ pretendojë se e kanë parë Sherif Mukajn në Shkodër, teksa njëri prej tyre thekson se i riu i kishte kërkuar lekë për të udhëtuar drejt Tiranës.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • drini: 20/11/2021 22:36

    Urojme qe te gjendet shendoshe e mire.MOs i ndodht asnje prindi ajo qe u ka ndodhur prinderve te ketij djali te ri. Nga ana tjeter ky fenomen nxjerr nje gje ne drite ne shqiptaret te parin vem lekun vem anen materiale.Mund te jetosh ne amerike por nuk ka asnje vlere nqs ke nje fmije pas qe nuk e merr dot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?