Tiranë, 28-vjeçarja pi helium dhe përfundon në spital! Babai denoncon: E bleu në tabakino! Shpallet në kërkim pronari i dyqanit

27 Shtator 2023, 13:21| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 16:45

  • Share

TIRANË- Pas oksidit të azotit që në masë rinia po e thith me tullumbace për të qeshurat që të shkakton, në Tiranë një vajzë ka përfunduar në spital pasi ka konsumuar helium, gazin që të gjithë e njohim për ndryshimin e timbrit të zërit.

Vajza 28-vjeçare bleu në një tabakino në afërsi të stadiumit “Air Albania” një bombol me helium, dhe pasi e kishte konsumuar, përfundoi në spital.  Rasti u denoncua në polici nga babai i vajzës, i cili mësoi për ngjarjen vetëm kur e bija u dërgua në spital.

Policia ushtroi kontroll në tabakinon e përshkruar në denoncim, e cila rezultoi në pronësi të një 23-vjeçari, të cilin autoritetet e shpallën në kërkim. Aty policia gjeti 2 bombola me lëndë kimike helium. Në gjendje të lirë por hetohet shitësi në tabakino, një 53-vjeçar.

Sa vjen e po bëhet edhe më problematike përdorimi në Shqipëri i gazeve të rrezikshme për shëndetin që po u ofrohen të rinjve si modë.

Pasojat e thithjes së heliumit? 

Thithja e tepërt dhe pakontrolluar e heliumit mund të shkaktojë probleme të përhershme shëndetësore apo edhe vdekje. Simptomat: Dhimbje koke, çorientim dhe humbje e vetëdijes. Ngufatja që rezulton se vështirë vihet re kur konsumohet në mënyrë të tepruar, gjë që e rrit shumëfish rrezikun.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/09/2023 02:23

    Ndryshon dhe tonin e zerit ne menyre komike per disa momente.Tek ne bombolat me helium i kane vetem dyqanet qe shesin tullumbace.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?