29 Nëntori, si e vetmja gjë që u ka mbetur për t’u identifikuar

29 Nëntor 2020, 20:15| Përditesimi: 29 Nëntor 2020, 20:17

  • Share

Fakti që shtyjnë njëri-tjetrin për t'u shprehur publikisht çdo 29 nëntor, madje edhe në kohë pandemie apo tërmeti, është shumë kuptimplotë dhe vetëdemaskues.

Do të thotë se është e vetmja gjë, që u ka mbetur për t'u identifikuar si të majtë apo të djathtë, pasi gjithçka tjetër e mendojnë dhe bëjnë njësoj. Dhe këtë na e kanë dëshmuar për gati tre dekada.

Ndaj edhe duhen injoruar, si kur e shajnë, ashtu edhe kur e ngrejnë në qiell 29 nëntorin, pa harruar asnjëherë prej kaq shumë vjetësh.

Sepse një ditë në vit është shumë pak për t'i dalluar të ngjashmit nga njëri-tjetri, edhe sikur ato që thonë për 29 nëntorin t'i kishin me sinqeritet dhe pa hipokrizi të shpifur politike.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?