29 vite nga rihapja e Xhamisë në Shkodër, Myftiu: Fëmijët e atyre që ndaluan fenë janë ende në politikë (VIDEO)

17 Nëntor 2019, 11:07| Përditesimi: 17 Nëntor 2019, 14:20

  • Share

16 Nëntori është një ditë e veçantë për myslimanët në Shqipëri. 29-vite më parë u rihap Xhamia e Plumbit në qytetin e Shkodrës. Më 16 nëntor të vitit 1990, Hafiz Sabri Koçi mbajti fjalimin e parë të kësaj ngjarjeje të shënuar për besimtarët myslimanë para 50 000 të pranishmëve. E para xhami e hapur pas rënies së sistemit komunist në vendin tonë, ishte simbol i rifillimit të aktivitetit dhe veprimtarisë fetare, fillimisht në fshatrat përreth saj e më pas në të gjithë Shqipërinë. KMSH-ja ka publikuar edhe pamjet e atyre momenteve.

Për Myftnë e Shkodrës, Imam Muhamed Sytari kjo datë dëshmoi frymën e harmonisë dhe vëllazërisë mes njerëzve. Për Sytarin kjo datë ka edhe një domethënie tjetër, pasi sipas tij ai objekt kulti sikur është xhamia e Plumbit e cila është edhe Monument Kulture, tregon qartë ndryshkun që ka përfshirë shtetin shqiptar në këto 29 vite, ndërkohë që shkon edhe më tej ku deklaron se djemtë dhe fëmijët e atyre që ndaluan fenë janë ende në skenën politike shqiptare. Myftiu i Shkodrës deklaron se mesazhet e Hafiz Sabri Kocit janë ende reale për mbarë shqiptarët sepse ato po ikin cdo ditë dhe ky është alarmi më i madh i shoqërisë shqiptare e cila është kapluar nga skamja dhe varfëria ndërkohë që cdo ditë shqiptarët po braktisin vendin.

"Më 16 Nëntor 1990, shqiptarët e vranë frikën, edhe ato pamje madhështore të dy ceremonive madhështore fetare në Shkodër, mesha dhe falja e xhumasë ne xhaminë e plumbit pastaj janë dëshmitari më i mirë se shqiptarët e kapërcyen pragun e frikës ajo dalja masive e njerëzve myslimanë dhe të krishterë, pra të gjithë qytetarët e Shkodrës po të themi të mos gabojmë dolën për të dëshmuar vullnetin e tyre që nuk kishte frikë në zemrat e tyre, dashninë për zotën, dashninë për besimin dashninë për lirinë, dashninë për frymën e bashkëjetesës, dashninë për frymën e harmonisë dhe mirëkuptimit, dashninë për këtë bashkëvepru këto dy duar të forta me njera tjetrën për të ndërtuar vendin për të ndërtuar të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe të kombit.

Pamjet nga Shkodra te rihapes se xhamise para 29 viteve

Mendoj se përkujtimi i këtyre datave historike është një shtysë e madhe shpirtërore për kombin shqiptare për të kuptuar se nuk ka të sotme dhe të ardhme pa besimin në zotin  dhe se dorëzimi para vullnetit të zotit dhe të jetuarit me dashurinë e tij dhe besimin e tij është një bekim i madh për jetën tonë. Kësisoj unë e kam përmendur edhe në hytben e djeshme, qe kjo datë 16 Nentori i 1990 është padyshim dita e clirimit të madh të kombit të Shqipërisë nga frika nga ateizmi nga dhuna mbi të gjitha nga terrori nga imponimi i dhunshëm i dickaje që njeriu nuk e don atë dhe është deshmi e madhe se e keqja, dhuna e terrori, ekstremizmi në përgjithsi sado që të jetojnë sado që të imponohen nuk e ka jetën e gjatë, retë e zeza që kapluan vendin tonë u larguan me diellin e madh të besimit dhe na vertetoi Zoti me mirësine e bujarine e dashninë e tij për ne se drita e tij dominon mbi cdo erresire dhe nuk ka erresire ne bote që mundet me largu  driten e Zotit qe eshte e fshehur dhe jeton ne zemrat e njerezve".

Pyetje: Një moment kulture që mbrohet nga shteti sic është xhamia e plumbit është lënë në harresë, dhe sot pas 29 vitesh a mendoni se vlejnë ende sot mesazhet e përcjella në rihapjen e besimit nga Hafiz Sabri Koci?

-Po është e vertetë janë dy momente të cilat do ti trajtoj shkurtimisht. E para ajo që ka të bëje me xhaminë e plumbit, si monument kulture, kjo me kujton një shkrim të vjetër që kam shkruar teksa vështrojë në shtëpine e familjes Myftia, ku ndodhej një pllakë e ndryshkur në të cilën shkruhej "monument kulture mbrohet nga shteti" ishte një pllakë e ndryshkur besoj të jetë edhe më e ndryshkur sesa më përpara.

Ajo pllakë e ndryshkur ne të vertetë është pllaka e ndryshkur e qeverisë sime, e qeverisë tonë e monumenteve të kulturës, e Ministrisë së Kulturës e institucioneve tona që gjatë këtyre 29 viteve jo vetëm që kanë dëshmuar ndryshkun e tyre në raport me monumentet Islame të vendit por kanë dëshmuar një laicizëm selektiv i cili nuk duhet pranuar dhe nuk mund të pranohet duhet larguar dhe duhet shikuar me shumë neveri në fakt, dhe kjo është e dhimbshme, 29 vite pas rënies në thonjza të të zezës komuniste edhe të terrorit komunist por fatkeqësisht e ndoshta bijtë e atyre që shkatërruan këtë vend, apo nipat e atyre që i vunë kazmën këtij vendi për fat të keq ndoshta vazhdojnë të vegjetojnë akoma në politikën shqiptare edhe të kenë mundësi për të parhapur atë frymë të keqe e cila e shkatërroi vendin e shkatërroi shoqërinë dhe na dëshmoi me gisht si një vend ndër më të prapambeturit e botës.

Xhamia e Plumbit

Xhamia e Plumbit është aty ku është me madhështinë e saj përsa i përket shpirtit të atyre që e ndërtuan e ngritën në këmbe por është padyshim një nollë e madhe turpi për institucionet të cilat kanë për detyrë të kujdesën për atë duke nisur nga vetë Myftinia, apo Komuniteti Mysliman i Shqipërisë pastaj tek të tjerët pasi në nuk flasim për të tjerët se nuk na kanë të tjerët gjë borxh por një monument kulture i këtij rangu sic është xhamia e plumbit është përgjegjësi jo vetëm e një institucioni lokal, jo vetëm i një komuniteti fetar më i madhi në vend por është vlerë kombetare. Në këtë drejtim të gjithë kanë hisen e turpit dhe fajit për të cilën vlen në mos sot nesër do të gjykohen nga brezat për këtë realitet të hidhur të kësaj vepre madhështore e cila vazhdon të rrezatojë mirësi dhe bekim për ne.

Përsa i përket pjesës së dytë të asaj që jo pyesni, po është e dhimbshme Shqipëria në 2019-ën është një vend ku po largohet rinia, po shfaqen veset më të liga të historisë së racës njerëzore edhe ndërkohë që drejtuesit e vendit mburren me cështje qesharake mjerimi dhe skamja vazhdojnë të përhapen në vend, domëthënë ka nevojë për një ringritje, ka nevojë për një rimëkëmbje, ka nevojë për një frymë të re, për kapërcimin e këtij pragu të kësaj ligësie që ka përfshirë vendin të mjerimit dhe skamjes që ka përfshirë vendin.

Lutja jonë është ajo e Hafiz Sabri Kocit, lutja e hoxhallorëve dhe imamëve, prirësve shpirtërore tradicionale të vendit që të ruajmë besimin në zotin të ruajmë harmoninë dhe vëllazërinë me njeri tjetrin dhe të mos leljojmë që tentakulat e së keqes që kanë prekur vendin  dhe e drejtojnë vendin të mos prekin zemrat e njërëzve të mos prekin besimin e njërëzve. Njerëzit e besimit duhet të bashkëpunojmë me teper, duhet të ketë alternativa më tepër, një vend që nuk ka alternative kthehet në morg  dhe është e dhimbshme që ky vend i bekuar nga zoti të kthehet në morg për shkak të politikave të gabuara që e kanë marrë përdore dhe po e marrin cdo e më tepër përdore Shqipërinë drejt varfërisë dhe skamjes dhe i lutemi zotit që të na udhëzojë drejt rrugëtimit dhe thirrjes Kuranore, qe allahu nuk e ndryshon gjëndjen e një populli përderisa ato nuk ngrihen për të ndryshu vetveten. Ne nuk duhet të bëhemi palë me të keqen ne duhet te distancohemi nga e keqja, ne duhet të punojmë fort që të bashkojmë duart, të gjitha mundësitë që kemi për të mirën e vendit për të mirën e së sotmes e të ardhsmes së femijeve tanë në vecanti.

Pamjet nga Shkodra te rihapes se xhamise para 29 viteve

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miti: 17/11/2019 14:07

    Tritan Shehu p.sh. Ishte tek grupi i te rinjve qe i shkruajten Enverit per ndalimin e fese.

    Përgjigju
  • Marksi: 17/11/2019 13:54

    Shteti eshte Laik..!

    Përgjigju
  • Mehmeti: 17/11/2019 13:27

    Të zhduken të dyja, edhe kelyshet e diktatures por edhe feja. Të dyja derrmojne popullin!

    Përgjigju
  • populli: 17/11/2019 12:39

    O Myfti I SHkoders nje nga ato eshte edhe babai yt shpirterore Sali Berisha qe ti e ke per zemer.O Myfti shih punet tuaja se te dalin boll por mos u merr me politike,se ka kush merret.edhe mami yt shum I ka kenduar partise dhe xhaxhit Enver.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?