Juventus humbi dje 1-2 me PSG në Torino, për ndeshjen e fundit në grupet e Champions League. Bardhezinjtë veç lajmit se do luajnë në Europa League në ndeshjet e ardhshme, morën edhe një lajm të mirë. Pas 297 ditësh jashtë fushe për shkak dëmtimi, Federico Chiesa u rikthye të luajë dje për bardhezinjtë.
25 vjeçari u fut në fushë në minutën e 74 të ndeshjes duke zëvendësuar Mirettin. Dëmtimi i rëndë në 9 janar të këtij viti në ndeshjen kundër Romës duket se është lënë pas, me numrin 7 që tregoi "uri" në fushën e blertë. Trajneri Allegri tanimë ka një "armë" më shumë për formacionin, me Juventusin që i ka kushtuar një postim sulmuesit anësor. Kujtojmë se Chiesa është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Zonja e Vjetër. "Kishim 297 ditë që e prisnim këtë moment", shkruan Juve.