2-vjetori i vdekjes së Adem Demaçit, Meta: Ishte simboli i qendrës, Mandela i Europës

26 Korrik 2020, 10:38| Përditesimi: 26 Korrik 2020, 10:39

  • Share

Me rastin e 2-vjetorit të vdekjes presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot Baca Adem Demaçin, për të cilin thotë se ishte emblema e qëndresës së shqiptarëve dhe heroi ynë i pashembullt. Sipas metës Demaçi ishte maratonomaku shqiptar i palodhur i lirisë, 'Mandela i Europës' dhe 'Saharovi' ynë me më shumë vite burg të vuajtura në ish-Jugosllavi si i burgosur politik

"Nuk do t'i gjej kurrë fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen e thellë që la pas ikja jote në përjetësi dy vite më parë, Baca Adem Demaçi, emblema e qëndresës shqiptare, Heroi ynë i pashembullt për liri dhe dinjitet kombëtar e njerëzor.

Sot ne përulemi me respekt e mirënjohje të thellë para kujtimit të jetës dhe veprës tënde të lavdishme e frymëzuese për të gjitha gjeneratat e shqiptarëve, si një model kombëtar i skalitur në historinë tonë dhe të luftës për pavarësinë e Kosovës.

Do të mbetesh maratonomaku shqiptar i palodhur i lirisë, 'Mandela i Europës' dhe 'Saharovi' ynë me më shumë vite burg të vuajtura në ish-Jugosllavi si i burgosur politik, që i'a dole të përballosh e t'i sfidosh me fisnikëri e mençuri sakrificat pambarim për çështjen kombëtare, Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane e të njohur ndërkombëtarisht me kufijtë e saj.

Mirënjohje të thellë për gjithçka na le trashëgimi dhe amanet Baca Adem!

Përqafime të ngrohta e vëllazërore për familjen shumë të dashur Demaçi!"-shkruan Meta.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Faik: 26/07/2020 15:01

    RROFTÉ ADEM DEMAÇI ATDHETAR LEGJENDAR

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?