Ekonomi

3 anëtarë të komisionit 'fundosin' hetimin 1 vjeçar të Autoritetit të Konkurrencës për tregun e miellit, drejtori i kabinetit: Kompanitë vazhdojnë të përcaktojnë çmimet, hetimi është mbyllur

1 Tetor 2021, 07:56| Përditesimi: 1 Tetor 2021, 08:49

  • Share

Komisioni i Autoritetit të Konkurrencës vulosi shkeljet që 5 kompani të importit dhe përpunimit të grurit kanë bërë duke monopolizuar tregun e duke përcaktuar në bllok çmimin, që çoi në rritje e çmimit të bukës, por megjithatë i shpëtuan gjobës rreth 5 milionë euro. Drejtori i Kabinetit të Autoritetit të Konkurrencës, Indrit Reka, në një intervistë për Report Tv ka sqaruar se si nisën hetimet për ndërmarrjet që operojnë në fushën e tregtimit dhe të importit të grurit nga jashtë.

Ai sqaron se hetimi për 4 ndërmarrjet nisi nga një ankesë nga një ndërmarrje që operonte në këtë treg dhe se me përfundimin e hetimit paraprak dhe të thelluar, në 2020 u mor vendimi 700 që detyronte ndërmarrjet që të kishin një sjellje të caktuar në treg. Në vijim të hetimi është lënë edhe monitorimi 1 vjeçar që është bërë nga Sekretariati i autoritetit mbi zbatimin e këtij vendimi. Gjatë monitorimit janë konstatuar shkelje që janë përmbledhur ne raportin e monitorimit që përgatiti Sekretariati që është miratuar nga të gjithë anëtarët. Edhe pse raporti është miratuar nga të gjithë anëtarët e komisionit me të gjitha shkeljet e konstatuara nga Sekretariati në vendimin përfundimtar nuk është arritur shumica për të marrë një sanksion siç është propozuar. Sipas Rekës, këto kompani vijojnë të përcaktojnë çmimet dhe hetimet tani janë mbyllur.

Intervista e plotë:

Si nisi hetimi për  këto ndërmarrje që operojnë në fushën e tregtimit dhe të importit të grurit nga jashtë?

Reka: Hetimi për 4 ndërmarrjet nisi nga një ankesë nga një ndërmarrje që operonte në këtë treg. Me përfundimin e hetimit paraprak dhe të thelluar, në 2020 u mor vendimi 700 që detyronte ndërmarrjet që të kishin një sjellje të caktuar në treg. Në vijim të hetimi është lënë edhe monitorimi 1 vjeçar që është bërë nga Sekretariati i autoritetit mbi zbatimin e këtij vendimi. Gjatë monitorimit janë konstatuar shkelje që janë përmbledhur ne raportin e monitorimit që përgatiti Sekretariati që është miratuar nga të gjithë anëtarët. Raporti i është dërguar palëve për tu dëgjuar në seancë dhe në përfundim dilet me një vendim për sjelljen e ndërmarrjeve. Edhe pse raporti është miratuar nga të gjithë anëtarët e komisionit me të gjitha shkeljet e konstatuara nga Sekretariati në vendimin përfundimtar nuk është arritur shumica për të marrë një sanksion siç është propozuar.

Pra ju bëtë një hetim, dolët në konkluzionin që kishte shkelje nga këto ndërmarrje, pas hetimit dhe monitorimit që bëtë nuk arritët të vendosnit një masë ndëshkuese?

Reka: E saktë. Për më tepër vendimi 700 me detyrimet nuk u ankimua nga asnjë palë pra nga kompanitë.

Pra palët e kanë pranuar?

Reka: Palët ligjërisht e kanë pranuar sepse s’kanë më afate për ta ankimuar në gjykatë dhe rrjedhimisht vendimi mbetet në fuqi.

Pas monitorimit 1 vjeçar çfarë konkluzionesh nxorët?

Reka: Janë konstatuar që ka shkelje të pikës 6 të vendimit 700 që janë detyrat që duhet të zbatonin ndërmarrjet gjatë vitit dhe nuk janë zbatuar dhe konsiderohen shkelje të rënda sipas ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.

Detyrat që ju kishit lënë ishin të mos përcaktonin çmimet, të mos ndanin tregun dhe mos dominonin tregun, këto vendime nuk u respektuan?

Reka: Detyrat nuk u respektuan, dhe këto janë konkluzionet që u nxorën nga monitorimi.

Më pas u propozua gjoba nga sekretariati, çfarë ndodhi?

Reka: Këto detyrime monitorohen dhe në përfundim dilet në konkluzion nga Sekretariati nëse janë zbatuar apo jo, dhe në rastin konkret nuk janë zbatuar dhe rrjedhimisht është kërkuar ndëshkim për mos respektim të këtyre dispozitave.

Sa ishte vlera e gjobës?

Reka: Vlera varionte nga 3.2 deri ne 10% të xhiros totale të vitit të kaluar, vlera ishte e konsiderueshme, rreth 500 milion...

A ishte 5 mln euro?

Reka: Po përafërsisht.

Gjoba do të ndahej në mënyrë të barabartë mes kompanive apo jo?

Reka: Gjoba do të ndahej në bazë të veprimtarisë dhe shkeljes së bërë.

Çfarë mund të bëjë konkurrenca për ta vijuar çështjen?

Reka: Çështja është përfunduar sepse është marrë vendim për të mos vijuar më tej, ndryshe nga vota e kryetares dhe anëtares për sanksionimin me gjobe në bazë të shkeljeve.

Gjetjet që keni konstatuar do të vijojnë të jenë në fuqi dhe pse nuk u mor masa ndëshkuese apo mbyllet këtu i gjithë procesi?

Reka: Nëse është marrë vendim për mos sanksionim nuk mund të vijohet me procesin pasi është i mbyllur hetimi, është bërë dhe hetimi i thelluar është bërë dhe monitorimi dhe nuk ka procedurë të mëtejshme.

Po nëse ka kërkesë nga ndonjë ndërmarrje për të nisur një hetim të ri tani, çfarë do të bëni?

Reka: Nëse marrim ankesa do hapim prapë hetim, momentalisht është mbyllur.

A keni hapësirë të mjaftueshme ligjore për të vepruar dhe vepruar-kontrolluar tregun?

Reka: Ligji na jep kompetenca për ta monitoruar tregun, për ta hetuar dhe ndëshkuar atë nëse ka shkelje.

Po lind pyetja se është krijuar ngërç se keni gjetur shkelje po nuk i ndëshkoni dot?

Reka: Nuk është ngërç është pjesë e një votimi për mbylljen e procesit sepse ligji i ka të gjitha hapësirat për të vepruar.

Sa e keni mbështetjen e institucioneve publike gjatë momentit të hetimeve?

Reka: Mbështetjen e kemi pasur shumë të lartë.  Edhe bashkëpunimi me institucionet e tjera, Tatime, Dogana dhe me radhë janë bashkëpunuese.

A janë të arkëtuara gjobat dhe sa janë vlera e gjobave të arkëtuara?

Reka: Nuk mund të them një vlerë të saktë por ne i ekzekutojmë në kohë rekord gjobat dhe nuk kemi probleme me ekzekutimin e tyre.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lolita: 01/10/2021 08:14

    Duhen bere patjeter ndryshime ne ligj per te kufizuar mundesine e abuzimit prej burokrateve. Sa me e larte gjoba ne menyre aksponenciale rritet dhe risku per korrupsion. P.sh. nje pjese e gjobes mund te jete automatike dhe pa te drejte apelimi me t'u vertetuar shkelja. Kjo pjese ose mund te jete fikse (X shume) ose minimumi qe parashikohet tashme prej ligjit (3.2% e vleres xhiros se vitit te kaluar). Ndersa komisioni perkates ka te drejte vetem te shqyrtoje nese do kete gjobe shtese pra nese gjoba do shkoje deri ne 10%.

    Përgjigju
    • vladimir: 01/10/2021 08:23

      masat shtese mund te shkojne deri ne heqje licence...

  • drino: 01/10/2021 07:13

    Futjani popullit mor plera te pa ngopur, ju dhe po u ul cmimi i grurit ju perseri do kerkoni rritje cmimi....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?