Tre astronautë kinezë janë kthyer në Tokë pas përfundimit të një misioni gjashtë mujor në stacionin hapësinor të Kinës.
Ata u nisën për në hapësirë më 5 qershor për të mbikëqyrur fazën përfundimtare të ndërtimit të stacionit hapësinor Tiangong, i cili përfundoi në nëntor.
Ekuipazhi zbriti nga bordi i anijes kozmike Shenzhou-14 të dielën në orën 20:00 me orën lokale në rajonin autonom të Kinës të Mongolisë së Brendshme, por para uljes Komandanti Chen Dong dhe shokët e skuadrës Liu Yang dhe Cai Xuzhe thanë se po ndiheshin mirë pas uljes.
Agjencia hapësinore e Kinës e shpalli misionin një "sukses të plotë", raportojnë mediat e huaja.
Yang, astronautja e parë femër e Kinës, tha se ajo kishte një kujtim të paharrueshëm në stacionin hapësinor dhe "është e emocionuar për t'u kthyer në atdheun", njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.
Teksa ishin në hapësirë, tre astronautët mbikëqyrën mbërritjen e moduleve të dytë dhe të tretë për Tiangong dhe kryen tre shëtitje në hapësirë për të kontrolluar dhe testuar objektet e reja.