SARANDË- Nga Tirana në Sarandë, ky udhëtim i 12-vjeçarit që ishte i raportuar i zhdukur nga babai i tij, nuk ishte aspak rastësor. Të gjithë iu bëri përshtypje se si një 12-vjeçar, pa para në xhep, ka mundur që të ikë në një qytet të largët, por fatkeqësisht kemi të bëjmë me një rast flagrantë të trafikimit të të miturve.
Report Tv mëson se ai ishte rrëmbyer nga 50-vjeçarja e identifikuar si Bukuroshe Muharremi, banuese në Sarandë. Burime zyrtare bëjnë me dije se 50-vjeçarja e ka marrë 12-vjeçarit për ta nxjerrë që të lypte. Ka qenë babai i të mitur që ka bërë denoncimin në media, ku fatmirësisht qytetarët, si edhe organet kompetente u vunë në lëvizje e duke bërë të mundur gjetjen e tij.
Ai kishte humbur që më 4 korrikk, ku kishte dalë nga banesa e tij në Bathore, për t'u gjetur 3 ditë më pas teksa lypte në rrugë.
Report Tv ka zbardhur dëshminë e Bukuroshe Muarremi, e cila akuzohet se ka rrëmbyer 12-vjeçarin dhe e ka detyruar që të lypë në rrugë. Para oficerëve të Policisë, ajo ka mohuar akuzat, duke thënë se kishte për qëllim të ndihmonte të miturin.
Pergjigju 9 femi 30 nipa bukuroshe muharemi
PërgjigjuNa mbushe mendjen me //doje t'a ndihmoje// !! Po te ishte puna per te lypur,nuk ishte e nevojshme t'a merrje ne Greqi,se lypjen mund t'a bente dhe aty ku ishte.Duhet t'i nxirrni dhe foton,jo vetem emrin,se nuk i dihet,nese kete krim e ka bere dhe me pare,apo mund t'a beje perseri ne te ardhmen.Vertet u kap,por vetesiguria dhe guximi i treguar,me ben te dyshoj qe nuk eshte as amatore,as fillestare.
Përgjigju