3 ditë para zgjedhjeve presidenciale Trump dhe Biden përplasen në Florida

30 Tetor 2020, 09:40| Përditesimi: 30 Tetor 2020, 11:29

  • Share

Vetëm pak ditë na ndajnë nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale në SHBA  dhe të dy kandidatët po  luftojnë me njëri-tjetrin me platforma të ndryshme politike.

Florida ishte shteti i radhës ku u ndalën kandidatët për president, e cila përbën edhe një shtetet kyç në përcaktimin e kjreut të Shtëpisë së Barrdhë.

 Edhe pse tema kryesore e përballjeve mes kandidatëve ka qënë Covid-19 dhë mënyra e përballjes së krizës, Trump ka zgjedhur që këto ditë të përqëndrohet në ekonominë e vendit.

"Falë politikave tona Amerika po përjeton rimëkëmbjen më të shpejt e më të madhe. Kemi rimëkëmbjen më të mirë në të gjithë botën, asnjë vend tjetër, i madh apo i vogël nuk po rimëkëmbet sikundër ne”, tha presidenti Trump.

 Ndryshe nga presidenti i cili e sheh jo të largët përfundimin e krizës së shkaktuar nga Covid-19 , rivali demokrat vazhdoi ta quyajë atë një të të papërgjegjshëm dhe e akuzoi atë se po luan me jetët e amerikanëve.

"Zemra dhe shpirti i vendit është në rrezik pikërisht këtu në Florida. Varet nga ju! E keni ju zgjidhjen.  Nëse Florida ngjyroset blu, ka mbaruar. Ka mbaruar!" tha Biden,

Shtetet e Bashkuara  kanë shënuar shifra rekorde të rasteve me koronavirus dhe numri i përgjithshëm i tyre është duke iu afruar 9 milion personave.

Me vetëm pesë ditë deri në zgjedhjet e 3 nëntorit, Biden prin në sondazhet e opinionit  publik në shkallë kombëtare por avantazhi i tij duket më pak i sigurt në shtetet e lëkundura, ku dy partitë kanë nivele të ngjashme të mbështetjes në mesin e votuesve.

Të shtunën presidenti Trump ndalet në Pensilvani përpara se të nisë një turne në fushat e betejës duke përfshirë Florida, Michigan, Georgia dhe Pennsylvania. Biden, ndërkohë, viziton Minesotën më pas shkon në Iowa, Wisconsin dhe Michigan, ku do të zhvillojë një tubim të përbashkët me ish Presidentin Barack Obama. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?