Ministrja e Arsimit Evis Kushi në takim me rektorët e universiteteve publike

Politikë

3 ditë pas zgjedhjeve, Kushi takohet me rektorët e universiteteve: Diskutuam mbi ecurinë e mësimit dhe sfidat, jam shpresëplotë për përmirësimin e situatës

28 Prill 2021, 13:46| Përditesimi: 28 Prill 2021, 13:50

  • Share

Vetëm 3 ditë pas zgjedhjeve parlamentare, ministrja e Arsimit Evis Kushi ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve publike në vend.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Kushi shkruan se diskutuan gjerësisht mbi ecurinë e deritanishme të mësimit dhe sfidat kryesore që janë paraqitur për të mbyllur këtë vit akademik të pazakontë, për shkak të pandemisë së COVID-19.

Ministrja shkruan se më e mira është përpara dhe se është shpresëplotë në përmirësimin e situatës dhe rikthimin në normalitet.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?