3 gjyqtarët që shpëtuan vrasësit e ‘21 Janarit’ jashtë drejtësisë, përjashtohet edhe Agim Bendo

13 Dhjetor 2019, 10:45| Përditesimi: 13 Dhjetor 2019, 10:53

  • Share

TIRANE- Dy gjyqtarët e Apelit Agim Bendo dhe Ervin Metalla, të cilët shpallën ‘vrasje pa dashje’ ekzekutimin e Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit nga Ndrea Prendi dhe Agim Llupo në protestën e 21 Janarit 2011, zyrtarisht nuk mund t’i afrohen sistemit të drejtësisë për 15 vjet. Shkarkimi i Ervin Metallës për fshehje pasurie është vulosur nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që në 30 tetor të 2019, ndërsa Agim Bendo u vetëlargua nga drejtësia para se të përballeshin me Vetingun. Pjesë e trupit gjykues ishte edhe gjyqtarja Evjeni Sinojmeri. Kjo e fundit është larguar nga drejtësia për një periudhë dyvjeçare që në 1 prill 2018. Megjithatë, pavarësish lejes së miratuar nga Këshilli i Lartë u Drejtësisë, Komisioni i Vetingut ka nisur që më 15 nëntor 2018 verifikimin e Evjeni Sinojmerit për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. 

Vendimmarrja e fundit është firmosur për fatin e gjyqtarit të Apelit, Agim Bendo. Në 4 dhjetor të 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Alma Faskaj, Pamela Qirko dhe Firdes Shuli, ka vendosur “ndalimin e emërimit të z. Agim Bendo si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë e Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare”. Ky vendim erdhi pas dorëheqjes së gjyqtarit nga drejtësia, dorëheqje e cila u pranua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në 4 nëntor 2019. Trupa gjykuese e KPK kishte nisur verifikimin e Bendos për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale që në 24 shtator të 2018. 

Agim Bendo, Ervin Metalla dhe Evjeni Sinojmeri

Treshja e gjyqtarëve Agim Bendo, Ervin Metalla dhe Evjeni Sinojmeri, në shtator të vitit 2013 dënuan me vetëm vit burg ish-kreun e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i akuzuar për vrasjen Faik Myrtajt si dhe me 3 vjet burg Agim Llupon i akuzuar për vrasjen e Ziver Veizit në protestën e 21 Janarit 2011. Prokuroria kishte kërkuar 23 vjet burg për Ndrea Prendin dhe 25 vjet për Agim Llupon. Vrasje e dy protestuesve të tjerë Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës mbetën pa autor. Gjithashtu pa autor mbetën edhe plagosjet me armë zjarri të gjashtë protestuesve të tjerë, përfshirë edhe gazetarë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mali: 13/12/2019 13:05

    Tre plehra me pak. Heqshin kemben zvarre edhe per te tjere.

    Përgjigju
  • Beni: 13/12/2019 13:04

    Ervin Metalla pijanec ordiner i lidhur me bandat e shijakut duhet te ishte ne burg dhe jo perjashtim per 15 vjet

    Përgjigju
  • Ju thoni: 13/12/2019 12:31

    Nga termeti nuk shpeton dot me kembe. Ahu i te pafajshmeve do ti ndjek nga pas perjete

    Përgjigju
  • Denisi: 13/12/2019 12:09

    Agim Bendo dha doreheqjen se doli ne pension. Shendet e te mira.

    Përgjigju
  • Pyka: 13/12/2019 11:48

    Shikojini nga fytyra!Nuk them që të jenë domosdoshmërisht të bukur!Ne fytyrën e tyre,vetëm mirësi nuk ka!Harbutëri!Ehhh sa ka nga këta.... fjala "ndershmëri"ka rënë.....

    Përgjigju
  • LORA: 13/12/2019 11:13

    Lajm shume i mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?