Kultura

3 gra në kërkim të dashurisë, ‘V në kub’ në teatrin ‘Bylis’! Komedia me regji të Bruno Shllakut për herë të parë në Fier

16 Gusht 2021, 14:06| Përditesimi: 16 Gusht 2021, 14:14

  • Share

‘V në kub’ është shfaqja më e re e zhanrit komedi që çeli siparin e projekteve të reja artistike në skenën e teatrit “Bylis” në Fier duke përcjellë mjaft emocione te artëdashësit.

Me regji të artistit shkodran Bruno Shllaku komedia ka në qendër të saj jetën sentimentale të tre grave të reja, me profesione të ndryshme në kërkim të dashurisë së tyre.

Mimoza Marjanaku, Rudina Nallbani dhe Miola Sitaj, jane tre aktoret fierake që interpretuan në role e tyre , personazhet kryesore të komedisë ku kjo e fundit e sheh rikthimin në skenën e teatrit “Bylis”  pas një periudhe të gjatë pauze me një emocion të veçantë.

“V në kub” është simboli astrologjik i femrës, Venusit. “V në Kub”, përmban edhe simbolin e tre personazheve femra,Valeri,  Vitori dhe Valentina. Shfaqja trajton jetën e tre grave në profesione të ndryshme të cilat me lojën e tyre sjellin jetën sentimentale, kërkimin drejt lumturisë,  vështirësitë që ato hasin për të gjetur lumturinë e tyre. Ajo trajton barazinë gjinore dhe shumë probleme aktuale të kohës”, tha Miola Sitaj, aktore e teatrit “Bylis”.

Komedia "V ne kub" u vu në skenë për herë të parë mbrëmjen e së dielës dhe do të shfaqet  për tre netë rresht në teatrin “Bylis” në Fier për të gjithë të interesuarit që duan ta ndjekin.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?