3 javë luftime në Nagorno-Karabakh, vdesin 13 civilë në Ganja

17 Tetor 2020, 11:12| Përditesimi: 17 Tetor 2020, 14:25

  • Share

Kanë kaluar 3 javë që nga nisja e luftimeve në Nagorno Karabakh, pavarësisht armëpushimit të nënshkruar një javë më parë orë pas ore rriten numri i viktimave.

Kryeqyteti i provincës, Stepanakert është kthyer tanimë në një qytet fantazmë, mijëra shtëpi të rrënuara dhe rrugë të zbrazura pasi mijëra banorë kanë braktisur shtëpitë e tyre. Të qeshurat dhe zërat e fëmijëve janë zëvendësuar me shpërthimet e raketave dhe akuzat e ndërsjella për fajtorin në këtë konflikt që rikthehet herë pas herë në 3 dekadat e fundit.

Natën e mbrëmshme një raketë goditi një zonë rezidenciale  në qytetin e Ganjas, duke shënuar një përshkallëzim të konfliktit në Nagorno-Karabak, disa orë pas bombardimeve në Stepanakert, kryeqyteti i rajonit separatist.

Sipas të dhënave të fundit të paktën 13 civilë azerë humbën jetën duke rritur ndjeshëm bilancin e tyre.  Ndërkohë që të paktën 640 ushtarë armnenë kanë humbur jetën.

Ministria armene e mbrojtjes mohoi pretendimin e Azerbajxhanit për bombardimin e qyteteve në Azerbajxhan dhe akuzoi Bakun për vazhdimin e bombardimeve të zonave të populluara brenda Nagorno-Karabakut, përfshirë Stepanakert, qyteti më i madh i rajonit.

Gjatë ditës së djeshme sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka deklaruar se përfshirja e Turqisë në konfliktin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë ka rritur edhe më tepër rrezikun në rajon, duke  bërë thirrje që konflikti  të zgjidhet përmes diplomacisë.

“Turqia  ka ndërhyrë dhe i ka dhënë armë  Azerbajxhanit, duke rritur rrezikun, dhe duke  ndezur më shumë konfliktin në këtë luftë historike,” tha Pompeo .

Rreth 30.000 njerëz janë vrarë në shpërthimin më vdekjeprurës të konfliktit që nga lufta në 1990.

Nagorno-Karabakh është  pjesë e Azerbajxhanit sipas ligjit ndërkombëtar, por është i populluar dhe qeveriset nga armenët etnikë. Përplasjet kanë ngritur shqetësime se mund të ketë një përplasje  mes Turqisë dhe Rusisë, të cilët  mbështesin palët kundërshtare në konfliktet në Siri dhe Libi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?