3 javë më parë morën dozën e parë, përfundojnë sot vaksinimin kundër COVID-19 personalitet mbi 80-vjeç në Shqipëri (VIDEO)

15 Mars 2021, 10:10| Përditesimi: 15 Mars 2021, 13:08

  • Share

3 javë pasi morën dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, personalitetet mbi të 80-tat e tyre po marrin sot dozën e dytë.

Siç shihen edhe në pamjet e publikuar nga ministrja e e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, sot ka përfunduar vaksinimin aktorja e madhe shqiptare, Margarita Xhepa.

"Sot kemi filluar me shpërndarjen e vaksinave në të gjithë Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, për të vijuar me vaksinimin e mësuesve.  Organizimi është me grup shkollash, për të mundësuar vaksinimin sa më të shpejtë në territor të mësuesve. Teksa në të gjitha strukturat të vaksinimit të përqërqendruar jemi duke vijuar me rivaksinimi e stafeve mjekësore dhe të moshuarve, tashmë nëpër shkolla do të vijojmë vaksinimin e mësuesve, duke siguruar edhe lehtësinë e vaksinimit në territor" , ka thwnw Manastirliu Manastirliu.

Ministrja Manastirliu ka bërë me dije se procesi i vaksinimit do të jetë i kombinuar.

"Me dozat e AstraZeneca do të shtrihemi edhe tek moshuarit mbi 80 vjeç, si kategori prioritare. Do të jetë edhe AstraZeneca që do të të përdoret për vaksinimin e kësaj kategorie si edhe për mësuesit", tha Manastirliu.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 24,887 doza të vaksinës. Janë vaksinuar 18,822 personel shëndetësor dhe staf mbështetës si dhe 5065 të moshuar dhe arsimtarë.

Tre javë më parë në 'Air Albania' u vaksinuan Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Aleksandër Meksi, Alfred Moisiu, Dhimitër Xhuvani, Pirro Milkani, Fedhon Meksi, Besim Elezi, etj si dhe të moshuar të fashës 90 vjeçare, që u organizuan nga mjekët e familjes. 

Ogerta Manastirliu dhe aktorja Margarita Xhepa

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?