3 javë para përfundimit të afatit, Johson do të takohet me Von Der Leyen për marrëveshje eventuale pas BREXIT

8 Dhjetor 2020, 11:17| Përditesimi: 8 Dhjetor 2020, 11:22

  • Share

Kanë ngelur pak ditë para afrimit të përfundimit të afatit përfundimtar për arritjen e një marrëveshje tregtare mes BE dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndaj të dyja palët po bëjnë të pamundurën për arritjen e një marrëveshje .

Kryeministri britanik, Boris Johnson do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për t’u takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të gjetur një zgjedhje për tre çështjet në lidhje me të cilat palët nuk bien dakord.

Në një deklaratë të përbashkët, ata kanë thënë se kushtet për një marrëveshje “nuk janë krijuar”.

“Dallimet të mëdha” vazhdojnë të jenë pengesë në fushën e peshkimit, rregullave për konkurrencë mes bizneseve dhe qeverisjes së çfarëdo marrëveshjeje, kanë shtuar ata.

“Ne u kemi kërkuar shefave tanë negociatorë dhe ekipeve të tyre që të përgatisin një përmbledhje të dallimeve që do të diskutohen në takimin me prani fizike në Bruksel në ditët në vijim”, kanë shtuar mes tjerash liderët.

Shefi negociator i Bashkimit Evropian, Michel Barnier dhe homologu i tij britanik David Frost janë bllokuar në bisedime intensive gjatë javës së kaluar, teksa afrohet afati i fundit për arritje të pajtueshmërisë.

Dy negociatorët do të takohen të martën për të krijuar një listë të dallimeve që ekzistojnë në mes të palëve.

Nëse nuk arrihet dhe ratifikohet një marrëveshje deri më 31 dhjetor, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian mund të aplikojnë tarifa në mallrat e njëra-tjetrës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?