3 zonja kanë garuar për të marrë postin e anëtarit të këshillit mbikëqyrës të bashkës së Shqipërisë. Vakanca është shpallur më 27 maj pas shkarkimit nga detyra të ish anëtarit Arben Malaj.
Për këtë post ka kandiduar Nikoleta Staka, Fatmira Kola dhe Brunilda Isaj. Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvilloi një seancë dëgjimore me kandidaturat për pozicionin e anëtarit të këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.
Kandidatet e interesuar që kishin dorëzuar dokumentacionin për këtë pozicionin, të cilët ishin edhe të ftuar në mbledhjen e sotme ishin znj. Violeta Nikleka (Staka), znj. Fatmira Kola dhe znj. Brunilda Isaj. Prezantimi është bërë vetëm nga dy kandidaturat znj. Nikleka(Staka) dhe znj. Kola, ndërsa znj. Isaj u skualifikua për shkak të mosplotësimit të kriterit bazë për arsimin përkatës.
Të dyja kandidaturat kanë pasur arsimin dhe kanë plotësuar kriteret e integritetit, e profesionalizmit për këtë post. Ish anëtari Arben Malaj u shkarkua nga detyra pasi sipas Komisioneve parlamentare, dhe parlamentit nuk ka respektuar rregulloren e BSH.