Kuajt para Kryeministrisë

3 kuaj të zinj në derë të Kryeministrisë, zbulohet arsyeja

24 Mars 2022, 14:15| Përditesimi: 24 Mars 2022, 18:45

  • Share

TIRANË- Ditën e sotme kanë tërhequr një vëmendje jo pak të madhe, disa kuaj të zinj të vendosur para Kryeministrisë. Report Tv ka mësuar se ato janë pjesë e ekspozitës “Leviatani mekanik” që do të çelet sot në Qendrën për Hapje dhe Dialog. Autori i Ekspozitës është artisti Ergys Krisiko, ndërsa kuratore është Ajola Xoxa.

Krijesa mitologjike e Leviatanit është një përbindësh nënujor i përmendur për herë të parë në Testamentin e Vjetër Biblik.  Siç shpjegohet në tekstin kuratorial, kjo krijesë është simbol i fuqisë së madhe krijuese të Zotit, por ka edhe anën e errët. Shihet gjithashtu si një bishë demoniake dhe e aftë për të vrarë.

Që publiku të ndiejë praninë e veprës, e të reflektojë rreth fuqisë së “Leviatanit”, nëse ajo është e errët apo e padëmshme,  jashtë kryeministrisë vendosen edhe tri kuajt.

Pyetja që shtrohet në tekstin shoqërues lidhur me tri krijesat që kanë një pamje të qetë, e qëndrojnë “duke ngrënë bar”, është : “ E nëse këta mbretër të natyrës së egër nuk kanë frikë përballë Levatianit të madh, pse duhet të ketë vizitori”?

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • genti: 25/03/2022 11:46

    ajola xoxa kuratore ,,,hej zot

    Përgjigju
  • Cavaliere: 24/03/2022 21:28

    Janë Kuajt e Sulltan Edvin Hajdut me Çizme,e Lali Pashai Populisti Makjavelist i Betonit,me Gazrat e Vjedhjeve të Pronave(si në Dhërmi) me gjoja investime "Strategjik,ku pastrojnë Paratë e Qelbura të Korrupsionit...!F...k off!

    Përgjigju
  • Sifi: 24/03/2022 15:14

    Cudirat shqiptare nuk kane limit ! Po gjetet godinen e kryeminustrise per te kullit kyajt per ekspoziten ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?