Komisionerët e Partisë Demokratike në Fier ndaluan në orët e para të mëngjesit numërimin e votave duke u tërhequr për shkak të lodhjes. Ata kërkuan që procesi i numërimit të votatave të filloje nesër në orën 8:00.
Por numërimi rifilloi sërisht në orën 18: 00 në KZAZ nr 60 dhe më pas edhe në atë me nr 59, ku numëruesit e Partisë Socialiste nisën numërimin e votave në 7 kuti pa komisionerët e Partisë Demokratike.
Nënkryetarja e KZAZ - së Enkelejda Veliu tha se ku ky vendim nuk u prit aspak mirë.
'Nuk e pritëm mirë vendimin unë u paraqita në KZAZ dhe janë duke pritur numëruesit e mi. Të 7 kutitë janë hapur dhe po punohet me dy numërues të PS, unë as numëruesit dhe as vëzhguesit e mi nuk do ti fus tani, por pasi ata të kenë mbaruar dhe të nxjerrin procesverbalet e tyre', tha ajo.
Pas numërimit të 7 kutive të hapura pa prezencën e numëruesve të PD, në KZAZ- në nr 60, numëruesit e PD janë bërë pjesë e numërimit sërish, por kanë pohuar se nuk do të njohin rezultatin e këtyre 7 kutive.
Numërimi u ndërpre për 3 KZAZ-të e qytetit përkatësisht për 58, 59 dhe 60, ndërsa qarku Fier në total ka 9 KZAZ. Ky vendim nuk u mirëprit nga numëruesit e PS të cilët kërkuan që të vijonte numërimi.
Nënkryetarja e KZAZ - së Enkelejda Veliu pohoi më herët se numëruesit nuk kanë zvendësues për këtë arsye ndërpritën edhe punën.
‘Ne menduam që ta ndërpresim votimin për ta nisur nesër në mëngjes në orën 8:00. Është një lodhje njerëzore, nuk mundemi më, nuk kemi zvendësues’, tha ajo.
PD deklaroi zyrtarisht se numëruesit kanë shfaqur lodhje dhe për këtë arsye ndodhi tërheqja. Ndërkohë që KQZ, sipas Kodit Zgjedhor, mori vendim që të fillojë numërimin me 1 numërues nga PS dhe 1 nga PSD.
Komente

Nuk duhet te kishin vazhduar numerimin kur pala tjeter kerkoi pushim e ju pranua.Duhet t'a kishin logjikuar vete qe asnje rezultat nuk do pranohej kur nuk ishin te pranishem numeruesit e opozites.Tani ky vendim idiotik per te vazhduar numerimin ,mund te coje ne probleme te tjera qe fillojne qe nga mosnjohja e rezultatit,shpenia e ceshtjes ne gjyq e deri ne perseritje te zgjedhjeve ne ato tre pika votimi,pa llogaritur koston financiare.S.d.q ky rast eshte dhe nje mesim i mire.Heren tjeter siguroni numerues rezerve qe te zevendesojne ne cdo kohe ata qe lodhen,u bie te fiket,etj.
Përgjigju