Politikë

Fier/ Numëruesit e PD në 3 KZAZ ndërpresin punën deri nesër në mëngjes: Jemi të lodhur! KQZ: Numërimi do vijojë me anëtarët e PS dhe PSD

12 Maj, 12:06| Përditesimi: 12 Maj, 13:06

  • Share

Komisionerët e Partisë Demokratike në Fier kanë ndaluar numërimin e votave duke u tërhequr për shkak të lodhjes. Ata kanë kërkuar që procesi i numërimit të votatave të filloje nesër në orën 8:00.

Numërimi është ndërprerë për 3 KZAZ-të e qytetit përkatësisht për 58, 59 dhe 60, ndërsa qarku Fier në total ka 9 KZAZ. Ky vendim nuk është mirëpritur nga numëruesit e PS të cilët duan që të vijoi numërimi.

Nënkryetarja e KZAZ - se Enkelejda Veliu ka pohuar se numëruesit nuk kanë zvendësues.

‘Ne menduam që ta ndërpresim votimin për ta nisur nesër në mëngjes në orën 8:00. Është një lodhje njerëzore, nuk mundemi më, nuk kemi zvendësues’, tha ajo.

PD deklaron zyrtarisht se numëruesit kanë shfaqur lodhje dhe për këtë arsye ka ndodhur tërheqja. Po shihet mundësia e zëvendësimit për ta rifilluar procesin në orën 18:00 ndërkohë që KQZ, sipas Kodit Zgjedhor, ka marrë vendim që të presë deri në orën 14:00, dhe më pas të fillojë numërimi me 1 numërues nga PS dhe 1 nga PSD.

Ndërkohë, Patosi, Roskoveci dhe Mallakastra pritet që të rifillojnë numërimi, pasi janë pushim që prej orës 08:00. 

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?