Foto ilustruese

‘3 media online dhe individë gazetarë po denigrojnë figurën e gjyqtarit me sulme e lajme të pavërteta’, Unioni i Gjyqtarëve kërkon mbylljen e disa portaleve

24 Nëntor 2022, 12:08| Përditesimi: 24 Nëntor 2022, 12:10

  • Share

Unioni i Gjyqtarëve i ka bërë thirrje institucioneve shtetërore, duke përfshirë edhe policinë dhe prokurorinë, që të marrin masa të menjëhershme ndaj atyre mediave që ata i akuzojnë se kanë filluar një fushatë sipas tyre denigruese ndaj gjyqtarëve.

Përmes një letre drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, Autoritetit të Medieve Audiovizive, Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi gjyqtarët kërkojnë reagim nga të gjitha këto institucione.

Sipas Unionit kujdesi më i madh duhet të jetë i AMA-s, në mënyrë që të monitorojë pronarët e mediave dhe identitetin e gazetarëve që shkruajnë lajme të paverifikueshme për të njollosur imazhin e gjyqtarëve.

Unioni akuzon se media të tilla si “’prapaskena.com’, ‘demaskimi’, ‘in-front.org” etj apo edhe gazetarë (individ) kanë sulmuar personalisht Zv./kryetarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Zv/kryetaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, një Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, një Gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe Kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke aluduar për histori që as nuk i korrespondojnë realitetit, as sjellin ndonjë benefit për publikun. Gjuha e përdorur ka qenë një gjuhë fyese, intimiduese, kërcënuese, duke përbërë qartazi krim urrejtjeje, përveç shpifjes ndaj një gjyqtari,  si funksionar i sistemit të drejtësisë”.

Sipas gjyqtarëve të gjitha mediat më lart kanë publikuar lajme të shpikura, pa baza në realitet, histori të krijuara prej tyre me qëllim denigrimin e figurës së gjyqtarëve.

Sipas Unionit duhen marrë masa urgjente në mënyrë që kjo situatë të mos përsëritet më duke theksuar gjithashtu që liria e medias është hapi thelbësor në një shtet demokratik ku liria e fjalës është shumë e rëndësishme, por të gjitha materialet e publikuara duhet të jenë të vërteta dhe të verifikueshme.

Në deklaratën e unionit i është bërë thirrje Autoritetit të Mediave Audiovizive që të identifikojë zotëruesit e portaleve ku sipas unionit është përdorur gjuha e urrejtje ndaj gjyqatrëve dhe sugjeron paralajmërimin që duhet t’i bëjë AMA këtyre portaleve deri në mbylljen e faqeve te tyre. Gjithashtu , në kërkesën e unionit rëndësi të veçantë në thirrje për të ndërmarrë masa të menjëhershme është edhe Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar si edhe Komisioneri për Mbrojtje nga Diskriminimi pasi sipas unionit theksohet gjuha denigruese, e qëllimshme dhe përndjekja mediatike për shkak të profesionit.

Kërkesat e plotë të Unionit të Gjyqtarëve

-              Reagimin e menjëhershëm të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) për të ndërmarrë masa për identifikimin e zotëruesve të këtyre portaleve e çdo portali/ subjekti që do të veprojë në të njëjtën formë të kundërligjshme në të ardhmen dhe paraqitjen e kërkesës për mbylljen e tyre, për shkak të kryerjes së veprave penale të shpifjes, fyerjes së gjyqtarit, si dhe për shkak të përdorimit të gjuhës së urrejtjes.

-              Fillimin e procedimit penal e kryerjen e hetimeve të menjëhershme për rastet e sipërcituara.

-              Veprimin automatik e të menjëhershëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, kundrejt çdo individi apo subjekti publikues, që me veprimet e tij ka shfaqur apo do të shfaqë në të ardhmen, gjuhë urrejtjeje duke kërcënuar kështu mediatikisht gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë.

-              Reagimin e menjëhershëm të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për konstatim të diskriminimit mediatik, nëpërmjet përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe përndjekjes mediatike, për shkak profesioni dhe/ ose përkatësie gjinore.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trinity: 24/11/2022 14:17

    FIGURA E GJIQTARIT EDHTE SHUME E "PASTER" . PO SPATE LEKE, MER MAXIMUMIN E DENIMIT ,PO PATE LEKE GJYQTARI TE BEHET AVOKT MBROJTES...DHE SBEN BURG HIC... TE OFENDUAR JEMI NE.

    Përgjigju
  • Xen gërdeci: 24/11/2022 14:17

    Që i drejtoheni Ama-s si dhe institucioneve të tjera bëni shumë mirë,por problemi është nëse ju zonja e zotërinj keni fytyrë e moral për të kërkuar mbrojtje në e ëmër të profesionit,moralit,ligjit,demokracisë,pamvarsisë të pushteteve,kur morali juaj është morali i plepave të Durrësit,kur profesionalizmi juaj është madein Llalla apo Gjin Gjoni,kur ju nga A në Zh në këto 30 vjet keni qënë vegla të bindura të fatkeqësisë Sali,kur gjëmat dhe bëmat tuaja në emër të parasë e politikës kanë masakruar e përvëluar këtë popull,me ju s'ka dhe s'mund të këtë drejtsi,BE apo Amerika që në Shqipëri të bëhet drejtsi ,gjyqtarë,prekurorë,avokatë,noterë duhet t'i sjellë nga jasht,pasi kjo drejtsi që aktualisht është kthyer në kancer për Shqipërinë e shqiptarët mund të shërohet vetëm nëse shërohet arkitekti i të gjitha të këqijave të këtij kombi komunisti,antikomunist,nongrata Sali Ramë Viçidoli.

    Përgjigju
  • Qyno: 24/11/2022 14:07

    Duke pare kete Elton Qyno qe nuk la gje pa thene per Etleva Deden, sepse konfiskoi pronat e Ylli Ndroqit, i them ketij Qynos perpos i shkreti eshte detyruar te shkruaj, por i them. Dosjen e perpilon Prokurori i ceshtjes kurse gjykata merr vendim i drejte i pa drejte, me qe te djeg kush ishte prokurori i c<eshtjes? Dhe sa per justifikim pasurie une personalisht e njoh ate Gjygjtare eshte kopje si INA RAMA vetem me nje ndryshim INA ka burre ajo jo. Po te veme pasurine e Qynos me te Gjykateses me beso ke ti me shume.

    Përgjigju
  • Besim tek njerezit e ndershem te drejtesise: 24/11/2022 13:57

    O popull qe nuk lini fjale te keqe pa nxjerre nga goja per gjyqtaret dhe prokuroret! Duhet te kujtojme qe edhe ato jane njerez, qe kane familje, femije dhe kane halle si cdo njeri tjeter! Ka gjyqtare dhe prokurore qe sakrifikojne cdo dite, rrezikojne edhe jeten. Ashtu sic ka edhe njerez te keqinj, edhe ne sistem ka te tile, por mos i pergjithesini gjerat! Nuk eshte gjthmone ashtu sic shkruajne portalet dhe mediat cdo gje. Ka gjithmone dy pake, njera fiton dhe tjetra humbet! Edhe dicka tjeter, gjyqtareve dhe prokuroreve nuk u lejohet te shprehen per ceshtjet e tyre dhe si e tille nuk kane mundesi qe te swarojne opinionin. Edhe ato nuk mund te fyhen nga mengjesi deri ne darke nga cdo person anonim neper komente, ashtu si cdo njeri qe nuk e do mje gje te tille! Kush eshte burre apo njeri me integritet le te perballet me gjyqtarin apo prokurorin qe mendon se i ka bere padrejtesi she gjerat sqarohen, dhe jo kjo menyre komunikimi e pabese. Mendoni tju a beje juve te njejten gje dhe do shihnit si do vepronit!

    Përgjigju
  • gjyqkari: 24/11/2022 13:02

    imagjino se ç'duhet te beje ky popull me ju, per fyerje, vjedhje, zhdrejtesi qe i keni bere per 30 vite !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?