3 mijë policë në rrugë për maskat! Efektivët do qarkullojnë në lagje, kush kapet pa mjet identifikues, përfundon në komisariat

14 Tetor 2020, 15:53| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 16:11

  • Share

Rreth 3 mijë efektivë të policisë do të jenë në terren nga dita e enjte për zbatimin e aktit normativ që e ktheu të detyrueshme mbajtjen e maskës në çdo ambient tjetër përveçse në banesë. Report Tv mëson se dita e parë e zbatimit të këtij akti, do të karakterizohet nga këshillime të efektivëve, dhe vendosjen jo në masë të gjobave, që varion nga 3 mijë lekë dhe 5 mijë lekë për shkelësit përsëritës. Efektivët e policisë rrugore do të jenë të përqendruar në kontrollin e automjeteve, ku qytetarët që janë të vetëm në makinë nuk janë të detyruar ta mbajnë maskën, në ndryshim kur kemi të bëjmë me më shumë se 2 persona. Për qytetarët që janë në rrugë,nuk do të ketë pika specifike kontrolli, por efektivët e policisë do të jenë të shpërndarë edhe nëpër lagje për të siguruar zbatimin në masë të mbajtjes së maskës.

Vlera e gjobës do të faturohet tek energjia elektrike, ndërsa të gjithë ata qytetarë që do të kapen pa maskë dhe nuk e kanë mjetin e identifikimit me vete, do të shoqërohen në komisariat ku edhe do të bëhet identifikimi i personit e më pas do t’i vendoset gjoba.

Sipas autoriteteve, maska me detyrim në çdo ambient, është një masë parandaluese për rikthimin e mundshëm të një karantinimi të dytë siç ndodhi në muajin mars.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nandi: 23/02/2021 03:08

    Kesaj i thone cudi e mesme! Shqiperia ashti si para 90 kur ishte e para ne bote per cdo gje, sot eshte e para ne bote vetem per nje gje: per 3000 polica rrugeve ne komedine mbamani ti qtemen nga regjizori merhum Edi Rama! Po mire, po per keto polica qe rrine bashke si thoni keta nuk riskohen nga prekja e virusit? Po cbeni keshtu mor injornte. Po merrni shembuj nga evropa. Nuk vihen gjova per njerzit ne rruge. Por mbyllen aktivitet ne menyre qe njerzit te rrine ne shtepi. Dhe shteti kompeson. O hakduta muti edhe ne pandemi doni te vidhni. O plehra.

    Përgjigju
  • Altin: 15/10/2020 08:18

    Kjo është një lojë ndërkombëtare,(kështu tha Pompeo "live exercise" si përpara kur jepej alarmi dhe futeshim në strehime duke simuluar një sulm të mundshëm) pse duhet t'i shkojmë mbrapa edhe në le të bëjnë ata zbor meqë kanë qejf. Lëreni këtë popull të vuajtur rehat edhe zborin kemi mangut.

    Përgjigju
  • Rr.Vellezerit Kondi: 15/10/2020 04:15

    Mire se policia na mbroka nga Virusi, po nga aksidentet rrugore, pasoje e bllokimit te trotuareve nga parkimi i makinave, kush do na shpetoi..

    Përgjigju
  • Qeveri rrumpalle: 14/10/2020 19:55

    Na mbyti droga o polici e qeveri leshi...! Eshte bere Tirana si nje megamarket droge! Kemi frike te nxjerrim femijet poshte pallatit per te luajtur! O shtet rrumpalle! Qeveri e polici e lidhur me krimin...! O "rilindje"... o fatkeqesi!

    Përgjigju
  • no one: 14/10/2020 18:28

    A e kuptoni cfare tmerri...3000 police per te ven gjoba...asnje pune tjeter spaskan???? tmerr

    Përgjigju
  • Populli: 14/10/2020 18:26

    Qeverisje eshte kjo? Kjo eshte perhapje paniku e terrori duke perdorur pushtetin. Çohuni popull, t'ja tregojme gjobat ketyre.

    Përgjigju
  • Alfons: 14/10/2020 17:50

    Meqe po dalin policet neper lagje te hapin syte te kapin dhe ndonje shperndares droge se jane mbush rruget plot drogaxhi dhe policet marrin qoken ne vend qe ti kapin,shtet drogaxhi

    Përgjigju
  • KESH: 14/10/2020 17:25

    Pyesni Vladimir Maren, se si poperpiqet Aida Hajnaj,drejtuesja e BKH-s te ndikoje nepermjet rushfeti te presionit qe te kaloje Leonard Qorrin, i cili u skualifikua

    Përgjigju
  • dritan: 14/10/2020 17:23

    nuk mundet te besosh qe me Aiden-hajdute te Kufirit, te kesh besim tek BKH Mjere SPAK qe mban shprese tek BKH

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?