Kronikë

3 mln € të ardhura nga droga i pastruan duke i kthyer në kriptovalutë, shkatërrohet banda në Spanjë mes të arrestuarve edhe shqiptarë

22 Prill 2021, 11:41| Përditesimi: 22 Prill 2021, 14:56

  • Share

21 shqiptarë, spanjollë dhe kinezë kanë rënë në pranga ditën e djeshme në Spanjë. Ata janë të akuzuar se bëjnë pjesë e një rrjeti kriminal ndërkombëtar e cila merrej me trafik të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave përmes përdorimit të kriptovalutave dhe kompanive fantazmë.

Gjatë operacionit Garda Civile Spanjolle sekuestroi po ashtu më shumë se 200 mijë euro, 4 automjete të mëdha, 11 armë dhe 400 kg marijuanë të gatshme për t'u shpërndarë. 

Shuma totale e parave që kriminelët me origjinë shqiptare, spanjolle dhe kineze kishin arritur të pastronin arrinte deri në 3 milion euro. Sipas autoriteteve kriminelët kishin përdorur 50 kompani për të simuluar operacionet tregtare me Kinën dhe të gjitha ato këmbime janë realizuar me anë të kriptovalutave, duke e bërë më të vështirë kapjen nga autoritetet financiare. 

Në këtë mënyrë ata kanë arritur pastrimin e parave të siguruara nga trafikimi i lëndëve narkotike. Edhe pse në hetime përmenden 3 milion euro, ata mendojnë se shumat e parave mund të jenë më të mëdha prandaj kanë kërkuar bllokimin e një numri të madh të llogarive bankare të personave të arrestuar dhe gjithashtu bllokimin e 52 pronave.

Arrestimi i 21 personave u zhvillua në provinca të ndryshme në të gjithë territorin spanjoll në Madrid, Ciudad Real, Badajoz, Alicante dhe Ishujt Balearik, 

Operacioni "Gaona" kishte nisur para 3 vitesh,  me epiqendrën e tij në La Sagra, një rajon spanjoll i Toledos nga i cili u kryen të gjitha operacionet e rëndësishme.

Shumë trafikantë të drogës dhe organizata kriminale shohin kriptovalutat si një mjet për të kaluar pa u vërejtur para radarëve të agjencive financiare. Sidoqoftë kësaj duket se po i vjen fundi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?