Foto ilustruese

Kronikë

Durrës/ 3 mln euro dëm shtetit përmes mashtrimit me TVSH, arrestohet 22-vjeçari! Skema u zbulua në tetor të vitit të kaluar

8 Maj, 11:44| Përditesimi: 8 Maj, 13:08

  • Share

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit.

Redion Sefa në tetor të vitit të kaluar në bashkëpunim me 6 persona të tjerë, kanë lëshuar fatura fiktive shitjeje tek kompani gjithashtu fiktive, me qëllimin  e vetëm për të përfituar TVSH-në.

Përllogaritur nga tatimet, dëmi në buxhet mbi këtë skemë, është 3 milionë euro dëm ekonomik.    

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kapën dhe ndaluan shtetasin R. S., 22 vjeç, banues në Krujë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit, në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Skema”, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar".  

Hetimet e kryera në kuadër të këtij operacioni identifikuan 7 shtetas, të cilët deklaronin të dhëna financiare fiktive të subjekteve që administronin apo ku ishin të punësuar, për të shmangur detyrimet tatimore. Shtetasi R. S. dhe 3 shtetas të tjerë, administratorë të disa subjekteve, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, të punësuar në këto subjekte, kanë mashtruar për të ardhurat/shpenzimet e deklaruara, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore. Kjo veprimtari kriminale dyshohet t’i ketë sjellë shtetit, rreth 3 milionë euro dëm ekonomik.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?