3 muaj rënie/ Në nëntor ndërtimi rriti besimin te ekonomia! Tregtia ul pritshmëritë, do të ketë rritje të çmimeve

7 Dhjetor 2021, 20:49| Përditesimi: 7 Dhjetor 2021, 21:00

  • Share

Në ndërtim, sektori më i qëndrueshëm pandemi besimi në ekonomi ka shënuar vlerat më të larta në pesë vitet e fundit, 6.3 përqind. Për rrjedhojë sipas Bankës së Shqipërisë, besimi në ekonomi në nëntor është rritur me 0.9%, pas tre muajsh në rënie

“Bizneset vlerësuan gjithashtu në përmirësim aktivitetin ndërtues gjatë muajve të fundit. Rritje regjistruan dhe pritjet për nivelin e punësimit dhe të çmimeve në të ardhmen”, thuhet në vrojtimin e bankës.

Në raport konsumatorët vlerësohen optimist për situatën ekonomike dhe në pritshmëritë për të ardhmen. Pavarësisht se në nëntor për shkak të rritjes së çmimeve dhe pasigurisë në pandemisë  vlerësimi i konsumatorëve për blerjet në shuma të mëdha ra

Por industria dhe tregtia nuk kanë dhënë rezultate pozitive. Sipas Bankës së Shqipërisë besimi i industrisë ra me 2.7% si pasojë e uljes së prodhimit  dhe mungesa e kontratave porositëse, kurse s i takon tregtisë besimi është ulur me 1.2%, e dikuar më shumë nga situata aktuale e biznesit dhe pritjet negative për të ardhmen.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?