Alfred Lusha në momentin e arrestimit

3 në një anë dhe 2 në anën tjetër 'të fshehura' poshtë bluzes...fotoja qesharake nga arrestimi i hajdutit të pulave në Kavajë! Akuza kërkon burg

24 Gusht 2020, 14:03| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 15:06

  • Share

KAVAJË- Fotoja e arrestimit të Alfred Lushës, të hajdutit të pulave, nuk mund të harrohet lehtë...Në Komisariat, ai u paraqit me pulat që sapo i kishte vjedhur, mirëpo ishte kujdesur që t'i sistemonte mirë në trup që mos t'i iknin. Ai i kishe futur brenda xhiboksit të tij të zi, i cili ishte grisur për shkak të peshës së madhe të pulave, tre i mbante në njërën anë dhe dy të tjerat në anën tjetër.

Alfred Lusha, personazhi që vidhte pulat nga kotecet e fshatrave në Kavajë, ishte kthyer në makthin e banorëve të zonës. Para se të hynte në një kotec pulash dhe të vidhte 5 pula, Lusha kishte hyrë në një banesë duke mundur të marë një biçikletë. Biçikletën më pas në ikje e sipër, e kishte braktisur në një kanal, e cila u gjend një ditë më pas nga policia lokale, duke ia kthyer mjetin pronarit të ligjshëm.

Pritet që ditën e nesërme, prokuroria e Kavajës të kërkojë caktimin e masës së arrestit në burg për Alfred Lusha, të akuzuar për “Vjedhje”. Kjo masë arresti kërkohet edhe për faktin se Lusha rezulton i dënuar disa herë për “Vjedhje”. Ai u kap nga policia lokale në ikje e sipër nga koteci i pulave ku me vete kishte marrë 5 pula.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lomi: 24/08/2020 16:51

    Cojeni te jetoje ne veri se atje vriten per i pul.

    Përgjigju
  • Informacion i sigurte: 24/08/2020 16:40

    Ky person nuk eshte aq qesharak sa duket. Eshte nje person i rrezikshem. Ka vjedhur shum motorra dhe makina ne kavaje dhe shum biciklete eshte i dyshuar per vjedhjen e 300 pulave ne kavaj pasi se fundmi ka nisur vjedhjen e pulave.ate dite ka vjedhur nje biciklete dhe 10 pula dhe xhiboksin e ka bere vet vrima vrima per kokat enpulave. Ka qene i arrestuar mbi dhjet here dhe per goditje policesh ne protestat e Pedese.kundershtim te policise etje dhe eshte njeshi ne kavaj per vjedhje pra nuk eshte aq qesharak

    Përgjigju
  • BENI: 24/08/2020 16:14

    FUTINI NJE GJOBE DHE LERENI SE SU BE NAMI.....PO E PERSERITI FUTENI 1 MUAJ BRENDA...

    Përgjigju
  • partizani: 24/08/2020 15:31

    me siguri do ta kete pasur gjyshin me ballistat

    Përgjigju
  • karidi: 24/08/2020 15:18

    nuk arrestojne ate te gjatin qe ka vjedh gjith albaniakotecon

    Përgjigju
    • karidi: 24/08/2020 16:43

      jo jo e kam per ate qe te pelqen ty shum. te gjatin.

    • tano: 24/08/2020 16:36

      kaja bre icatnon, allbanistani smuj me kan kotec bre, koteci nxjerr vez, allbanistani vec hajvana e laca muj me nxjerr breeee

    • Motra jote Toni: 24/08/2020 16:19

      @Toni e ka fjalën për motrën tënde.

    • Toni: 24/08/2020 15:57

      E ke fjalën për Sali Lulush Protopapën apo jo?

  • sert: 24/08/2020 15:17

    nuk esht per te qesh, eshte per te qare ne cfar situate ekonomike eshte ai vend i mbaruar.

    Përgjigju
  • Labua: 24/08/2020 14:55

    O shtet vk ca n xirni mavrin show. Dhe me pulat do beni mase e lu ha grin te vdisni me dereamet plera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?