Momenti i shoqerimit te Jetmir Koxherit

Kronikë

3 plumba në fytyrë 6-vjeçarit në Bulqizë, pas sherrit me babain e tij! Apeli dënon me 25 vite burg Jetmir Koxherin

2 Nëntor 2021, 10:10| Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 11:21

  • Share

Në qershor të vitit 2019, në Krastë të Bulqizës u raportua një ngjarje që tronditi jo vetëm komunitetin atje por të gjithë opinionin publik.

Një fëmijë 6-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi një 27-vjeçar e qëlloi me automatik dhe 3 plumba e kanë prekur fëmijën në pjesën e fytyrës.

27-vjeçari Jetmir Koxheri qëlloi me armë në drejtim të shtëpisë së 6-vjeçarit pas një konflikti që kishte pasur me babain e tij.

Ditën e sotme Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar 25 vite burgim Jetmir Koxherin për akuzën e 'vrasjes në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë'.

Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar me 30 vite burg.

Arma e krimit

K.T./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/11/2021 00:42

    Kur te dale nga burgu ka per te qene 52 vjec.25 vitet me te bukura te jetes po i humb per nje gomarllek.

    Përgjigju
    • Haliti: 06/11/2021 18:06

      Pse Iris kishe dyshime mbi faktin qe ishte gomar ky tipi?

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?