3 pushuese nga Maqedonia e Veriut rrezikojnë të mbyten në plazhin e Golemit, 2 prej tyre përfundojnë në gjendje të rëndë në spital

19 Gusht 2023, 20:34| Përditesimi: 19 Gusht 2023, 21:29

  • Share

KAVAJË- Tre shtetase nga Maqedonia e Veriut kanë rrezikuar të mbyten në plazhin e Golemit në Kavajë pasditen e kësaj të shtune.

Ata janë të moshës 48, 66 dhe 60 vjeç dhe janë nxjerrë nga deti nga pushuesit, rojet bregdetare dhe policia e më pas janë transportuar në spitalin rajonal të Durrësit.

Burime bëjnë me dije se tre pushueset nga Maqedonia e Veriut janë shtruar në repartin e reanimacionit, por dy prej tyre, ato të moshave 66 dhe 60 vjeç janë në gjendje të rëndë. ku njëra është futur në intubim.

Shtetasja Sh. A., 48 vjeçe, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja K. A., 66 vjeçe  dhe shtetasja tjetër, ende e paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, janë në gjendje të rëndë.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ilir: 19/08/2023 23:21

    o noku...golem eshte kavajes dhe jo ii durrsit,,trupeshk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?