TIRANË- Në një kohë që kompanitë e sigurimeve dhe shumë ekspertë të ekonomisë kërkojnë hartimin e një projektligji për sigurimin e detyrueshëm të pronës nga fatkeqësitë natyrore, drafti i hartuar rreth dy vite për parë nga qeveria me bashkëpunim me Bankën Botërore ende nuk është zyrtarizuar. Profesori dhe eksperti i njohur i kësaj fushe Elvin Meka sqaron për Report TV se tre janë shkaqet kryesore që kanë ndikuar në nivelin kaq të ulët të sigurimit të pronës nga forcat e natyrës.
“Së pari, në Shqipëri ka një nivel shumë të ulët kulture të sigurimeve, e lidhur kjo me mungesën e një eksperience dhe pranie institucionale në këtë drejtim. Së dyti, kjo qasje që vjen thelbësisht si pasojë e marrëdhënieve individ-shtet që ishin krijuar gjatë sistemit komunist, ku Shteti ishte “përgjegjës” për gjithçka dhe individi mbështetej për çdo shërbim te shteti. Së treti, mendoj se ka ende rezerva në cilësinë e shërbimit nga industria e sigurimeve, në drejtim të mbulimit të saktë dhe të plotë të dëmeve, gjë që dëmton dhe ka pasoja në besueshmërinë e këtyre produkteve në sytë e individit dhe biznesit”, thotë Meka.
Përsa kohë qytetarët nuk janë të prirur të sigurojnë vullnetarisht pronën, biznesin apo dhe jetën, ideja sigurimeve të detyrueshme mund të jetë hapi i parë drejt një kulture të re edukimi.
"Ideja e futjes së sigurimeve të detyrueshme për pronat, më shumë sesa për bizneset, mund të jetë një oportunitet ekstrem për të siguruar fillesat e një kulture të re edukimi në fushën e sigurimeve, por dhe për të lehtësuar barrën e shtetit dhe qeverisë lidhur me kostot e fatkeqësive natyrore”, vijon eksperti Meka.
Faturat financiare që shteti paguan për dëmet që shkaktojnë fatkeqësitë e ndryshme natyrore në vitet e fundit kanë qenë të kripura. Rasti më i prekshëm është ai i tërmetit të 26 nëntorit 2019, ku veç burimeve financiare të brendshme, vendi mori jo pak por 1 miliardë e 115 milionë euro në konferencën e donatorëve, shumica kredi për të rindërtuar vendin. Por nëse do kishte një kulturë të sigurimit, kostoja për qeverinë do ti ishte më e ulët pasi dëmi do të ndahej me kompanitë e sigurimit.
o elvin meka se paske dhe mbiemer te bekuar por vete qenke i frustruar dhe i mbrujtur me ide kapitaliste !! sa per dijeni shqiptaret jane me te zgjuarit nga popujt ne mos ne europe te pakten ne ballkan. Por, pse more zotni ti kujton se populli nuk e di fjalen sigurim ?? populli i di te gjitha por kjo lloj situate tranzitore nga 1990 qe doli vendi nga komunizmi e ka coroditur ekonomine ne teresi dhe ekonomine familjare. A e di ti qe asnjehere nuk ka arritur ky popull te beje llogari me laps ne dore sepse me shume leke nxjerr nga shtepia sesa fut, me shume borxhe dhe jetese e keqe dhe prandaj kane ndertuar me aq sa kane pasur ne xhep dhe ne vende qe mbase dhe nuk lejohej ndertimi. Eshte e lehte te besh hesape ekonomie e te japesh leksion zotrote, nuk e lehte te perballosh jeten ne shqiperi me kete kulture ekonomie e kete vend qe nuk po sheh drite
Përgjigju