Franca, Polonia dhe Estonia bëjnë thirrje për të rritur gatishmërinë mbrojtëse të Evropës, duke përshkruar prioritetet e tyre për Strategjinë e re Industriale të Mbrojtjes Evropiane.
Të tre shtetet thonë se strategjia duhet të synojë përmirësimin e kapacitetit afatgjatë të industrisë së mbrojtjes të BE-së për të siguruar nevojat e forcave të armatosura, reduktuar varësitë strategjike dhe për të rritur aftësinë prodhuese në kohë krizash.
Po ashtu mbështetet rritja e rezervave të municioneve nga shtetet anëtare, dhe forcimi i sistemeve kryesore të armëve në vendet e BE, rritja e avantazhit konkurrues në teknologjinë dhe inovacionin ushtarak, sigurimin e zinxhirëve të furnizimit dhe më shumë fonde për të përmbushur këto qëllime ambicioze.
Sipas tre vendeve të bllokut, në këto inciativa duhet inkurajuar edhe pjesëmarrja e Ukrainës.