3 të huaj dhe 2 shqiptarë, ngrihet Këshilli i Miratimeve të Projekteve në Qendrën e Kinematografisë

12 Shtator 2019, 13:49| Përditesimi: 12 Shtator 2019, 14:25

  • Share

Janë bërë publik sot emrat e anëtarëve të Këshillit të Miratimeve të Projekteve pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Për herë të parë, kryetari i Qendrës së kinematografisë, ndryshoi përbërjen e këshillit, ku nga pesë anëtarë 3 janë të huaj dhe dy shqiptar. Në njoftimin e postuar në faqen e Qendrës së Kinematografisë shkruhet se: “Në zbatim të nenit 8 dhe 13 të Ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Statuti i Qendrës Kombëtare Kinematografike”, si dhe Vendimit të shoqatave të kineastëve, nr. 485 Prot., datë 06.09.2019.

Vendosa: 1. Konfirmimin e përbërjes së Këshillit të Miratimit të Projekteve që do të funksionojë pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. 2. Këshilli Miratues i Projekteve përbëhet nga:

Znj. Diana Çuli Sinoimeri (shkrimtare dhe skenariste)

Z. Petrit Beci (ekonomist, ish-drejtues në Kinostudio, edhe në QKK)

Znj. Annick Mahnert (producente)

Znj. Elma Tataragic (shkrimtare dhe producente)

Z. Mario Brenta (regjisor, skenarist dhe drejtor fotografie)

3. Anëtar rezervë i Këshillit të Miratimit të projekteve të jetë:

Z. Franz Muller (regjisor)

4. Mandati ligjor i Këshillit të Miratimit të Projekteve fillon në datën 12 Shtator 2019 dhe përfundon në datën 11 Shtator 2021.

 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • 3-Gjarprinje 2- Gomare: 13/09/2019 23:24

    komkbi me idiot ne bote me te cilin te hujat tallin kart

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?