Një 70-vjeçare banuese në Kosovë është mbytur në plazhin e Durrësit.
Trupi i viktimës me inicialet N.H., është gjendur rreth orës 19:15, në lagjen nr .13, informoi sot policia.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 70-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ndërkohë po në këtë zonë një 67 vjeçare banuese në Tiranë dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak.
Viktima e tretë është një 82-vjeçar nga Kosova i cili dyshohet se rreth orës 16:00 në plazhin e Shëngjinit ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjeve.
Komento